Morrën peng dhe rrahën një 34-vjeçar, arrestohen tre ‘gjirokastritët e tmerrshëm’

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 34-vjeçar nga Gjirokastra është mbajtur peng nga katër persona ditën e sotme. Policia ka njoftuar se shtetasit me iniciale M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe dhe një i mitur i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës dhe e kanë dhunuar fizike dhe psikologjikendaj 34-vjeçarit me iniciale J..GJ.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër- Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kalaja”. I hoqën lirinë në mënyrë të paligjshme nën kërcënimin e armës 34 vjeçarit, arrestohen në flagrancë nga Policia 3 shtetas.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një mjet mprehës (thikë) Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kalaja”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë një 14 vjeçar.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë. Falë reagimit të menjëherëshëm të Policisië dhe veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës(thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.


Të fundit

Morrën peng dhe rrahën një 34-vjeçar, arrestohen tre ‘gjirokastritët e tmerrshëm’

Një 34-vjeçar nga Gjirokastra është mbajtur peng nga katër persona ditën e sotme. Policia ka njoftuar se shtetasit me...

Aksident i rëndë në Tiranë/ “Benz-i” përplas vajzën që po priste në stacionin e autobuzit

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Një automjet tip “Benz” ka përplasur një vajzë që po priste në...

“Euro 2021” starton nesër, por çfarë po feston komentatori sportiv veteran Kosta Grillo?

“Euro 2021” është vetëm 24 orë larg dhe të gjithë sportdashësit së bashku me ata të cilët angazhohen katërcipërisht me organizimin, ndjekjen dhe informimin...

Kuvendi e shkarkoi/ Presidenti Ilir Meta bën lëvizjen e papritur!

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e 4 ligjeve për marrëveshjet e Shqiëprisë me SHBA-në dhe Gjermaninë. Kujtojmë se ditën e djeshme...

Emrat/ Ja kush janë 210 “hetuesit” e FBI-së shqiptare që u kualifikuan në testimin e Aftësive Fizike

Në konkurs morën pjesë 325 kandidatë, nga të cilët 210 u kualifikuan, ndërsa 115 nuk kaluan dot në fazën tjetër. Kandidatët e kualifikuar, në datën...

Lajme të tjera

Web TV