NASA zbulon planetin e ngjashëm me Tokën

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një planet i “çuditshëm” është zbuluar së fundmi nga shkencëtarët të cilët janë në kërkim të jetës jashtëtokësore.

Kërkuesit e NASA-s të “Jet Propulsion Laboratoru” dhe Universitetit të New Mexico kanë zbuluar exoplanetin TOU-1231b orbital i një ylli xhuxh M, i njohur ndryshe si xhuxhi i kuq.

Shkencëtaret ishin në gjendje të evidentonin këtë yll dhe të masnin rrezen me masën e TOU-1231b. Kjo më pas  u dha atyre të dhënat e nevojshme për të llogaritur dendësinë dhe hipotezën se nga çfarë është krijuar atmosfera.

Planeti ka një madhësi më të vogël se Neptuni dhe një orbitë 24-ditore, është më afër yllit të tij se Toka me diellin, por temperatura e tij është e ngjashme me planetin tonë.

Atmosfera e tij është afërsisht 330 Kelvin ose 140 gradë Fahrenheit, duke e bërë TOI-1231b një nga ekzoplanetët më të ftohtë, të vegjël, të arritshëm për të kryer studime mbi atmosferën e tyre.

Shkencëtarët thonë se është e mundur që mund të ketë re të larta të pranishme në atmosferë, dhe ndoshta ekzistencë të ujit.

Studimet e ardhshme të këtij planeti të ri do të na lejojnë të përcaktojmë se sa e zakonshme (ose e rrallë) është që retë e ujit të formohen rreth këtyre planetëve të butë”, tha shkencëtarja e Nasa JPL Jennifer Burt.

Dendësia e ulët e TOI 1231b tregon se ai është i rrethuar nga një atmosferë dhe nuk është një planet shkëmbor. Përbërja e atmosferës së këtij planeti është ende e panjohur.”, tha shkencëtarja tjetër, Diana Dragomir./MCN.tv.

 

Të fundit

NASA zbulon planetin e ngjashëm me Tokën

Një planet i “çuditshëm” është zbuluar së fundmi nga shkencëtarët të cilët janë në kërkim të jetës jashtëtokësore. Kërkuesit e...

Abuzoi seksualisht me 15-vjeçarin, gruaja britanike sjell në jetë fëmijën e tij

Një grua, dyshohet se ka lindur fëmijën që ka me një djalë adoleshent, me të cilin, ka abuzuar seksualisht në një kurs golfi. Sarah Campbell,...

LSI-ja braktis Kolegjin Zgjedhor, nuk shkon në seancë për të kërkuar shpalljen e 25 prillit të pavlefshëm

Është mbledhur Kolegji Zgjedhor për shqyrtuar ankimimin e PD-së ndaj vendimit të Komisionit të Ankesave (KAS) për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në...

U kap me drogë që vlente 200 mijë euro, arrestohet shqiptari

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut informon se ka sekuestruar drogë me vlerë prej 200 mijë eurove. Droga kishte destinacion Greqinë. Ndër...

Rama hap samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor: Plan për rimëkëmbjen ekonomike

Në cilësinë e të “zotit” të shtëpisë, kryeministri Edi Rama ka hapur samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Rama u shpreh se...

Lajme të tjera

Web TV