NATO ndërpret bombardimet, Millosheviçi dorëzohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 10 qershor të vitit 1999 miratohet rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që e vendosi Kosovën nën administrimin kalimtar të OKB – së në pritje të përcaktimit të statusit

Në 30 janar 1999 NATO lëshoi një deklaratë ku Këshilli i Atlantikut të Veriut kishte pranuar që “Sekretari i Përgjithshëm i NATOs mund të autorizojë sulme ajërore kundër shënjestrave në territorin e RFJ” në mënyrë që të arrihej një marrëveshje politike”. Ndërkohë që kjo ishte më shumë një kërcënim për qeverinë e Millosheviçit, ajo po ashtu ishte një sprovë për të gjithë faktorin politik shqiptar. Po ashtu në 30 janar 1999 Grupi i Kontaktit lëshoi një set “principesh të panegociueshme” e cila krijoi një paketë të njohur si “Status Quo Plus”—efektivisht rikthimin e autonomisë së Kosovës si para vitit 1990 brenda Serbisë, plus futjen e demokracisë dhe vëzhgim nga organizatat ndërkombëtare. Po ashtu kërkohej një konferencë paqeje e cila protej të mbahej në shkurt 1999 në kështjellën Château de Rambouillet, jashtë Parisit në Francë.

Rambuje
Bisedimet e Rambujesë filluan në 6 shkurt 1999, me Sekretarin e NATOs Javier Solana i cili negocionte me të dyja palët. Ato ishin përcaktuar të përfundonin në 19 shkurt. Delegacioni jugosllav drejtohej nga presidenti i Serbisë Milan Milutinović, ndërkohë që Millosheviçi qëndronte në Beograd.
Në fazën e parë negociatat ishin të suksesshme. Në veçanti, një deklaratë e lëshuar nga bashkë-kryetari i Gruit të Kontaktit në 23 shkurt 1999 se negociatat “kanë arritur një konsensus për një autonomi për Kosovën”. Në 18 mars 1999, delegacionet shqiptare, amerikane dhe britanike firmosën atë që u bë Marrëveshja e Rambujesë ndërkohë që delegacionet jugosllave dhe ruse nuk pranuan. Ngjarjet rrodhën shpejt pas dështimit në Rambuje dhe pas propozimit alternativ jugosllav. Monitoruesit ndërkombëtarë të OSBE-së u tërhoqën më 22 mars, për frikën për sigurinë e monitoruesve që i paraprinte fushatës bombarduese të NATOs.

Nisja e fushatës
Në 23 mars 1999 në orën 22:30 UTC+1 Richard Holbrooke u rikthye në Bruksel dhe lajmëroi se bisedimet e paqes dështuan dhe i dorëzoi çështjen formalisht NATO-s për veprime ushtarake. Disa orë para lajmërimit, Jugosllavia lajmëroi në televizionin kombëtar se ka deklaruar gjendjen e emergjencës duke cituar një kërcënim të afërt lufte dhe filloi një mobilizim të madh trupash dhe resurshesh.
Në 23 mars 1999 në orën 23:17 Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Javier Solana, lajmëroi se kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Europës (SACEUR), Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të “nisë operacionet ajërore në Republikën Federale të Jugosllavisë.” Në 24 mars në orën 20:00 NATO nisi fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë.

Bombardimet ajrore
Fushata bombarduese e NATOs zgjati nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999, duke përfshirë mbi 1,000 avionë që vepronin kryesisht nga bazat në Itali dhe në aeroplan-mbajtëset të stacionuara në AdriatiK. Raketat kruiz Tomahawk u përdorën gjërësisht, të lëshuara nga avionët, anijet, dhe nëndetëset. Me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATOs u përfshinë sadopak. Në mbi dhjetë javet e konfliktit, avionët e NATOs fluturuan mbi 38,000 misione luftimi. Për Forcat Ajrore Gjermane (Luftwaffe), ishte hera e dytë kishte marrë pjesë në një konflikt që prej Luftës së Dytë Botërore pas Luftës së Bosnjes.
Qëllimi i paracaktuar i NATOs u përmblodh nga zëdhëndësit e saj si “serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, refugjatët të kthehen”. Kjo ishte, trupat jugosllave duhej të largoheshin nga Kosova dhe do të zëvendësoheshin nga paqeruajtësit ndërkombëtarë në mëyrë që siguronin që refugjatët shqiptarë të ktheheshin në shtëpi. Fushata u caktua në fillim për shkatërrimin e mbrojtjes ajërore jugosllave dhe shënjestra ushtarake me vlerë të lartë. Nuk shkoi dhe aq mirë në fillim, pasi moti i keq i pengonte shumë misionet. NATO e nënvlerësoi seriozisht faktin se Millosheviçi do të rezistonte: shumë pak në Bruksel mendonin se fushata do të zgjaste më shumë se pak ditë, dhe megjithëse bombardimet fillestare nuk ishin me intensitet të ulët, por nuk e arritën intensitetin e bombardimit të Bagdadit në 1991.
Operacionet ushtarake të NATOs ndryshuan thelbësisht në sulmin e njësive tokësore jugosllave, duke goditur shënjestra si tanket dhe artilerinë, ndërkohë që vazhdohej me bombardimin strategjik. Ky aktivitet gjithësesi, ishte shumë i përmbajtur nga politika, pasi çdo shënjestër duhej të aprovoheshte nga të gjithë 19 shtetet anëtare. Mali i Zi u bombardua në disa raste por NATO eventualisht pushoi së përkrahuri pozicionin e pasigurt të liderit të saj anti-Millosheviç, Milo Gjukanoviç. Përveç shënjestrave të drejtpërdrejta ushtarake u sulmuan edhe shënjestra që mund ti hynin në dihmë ushtrisë, siç ishin ura përgjatë Danubit, fabrika, centrale energjie, shkolla, shtëpi, spitale, impiante telekomunikimi dhe shtabi i përgjithshëm i të majtëve të Jugosllavisë një parti e drejtuar nga gruaja e Millosheviçit dhe kulla e transmetimit të RTS.

Lexo edhe :  Arkitekti i njohur: Muzeun e Krujës nuk e projektoi vajza e Enver Hoxhës, por unë!

Konflikti
Nga fillimi i prillit, konflikti ishte shumë larg zgjidhjes dhe vendet e NATO-s filluan të mendonin seriozisht për operacione tokësore në Kosovë. Kryeministri Britanik Tony Blair ishte avokat i fortë për sulm me trupa tokësore dhe i bënte presion Shteteve të Bashkuara që të pranonin; qëndrimi i tij i ashpër shkaktoi pak alarm në Uashington pasi forcat amerikane duhej të ishin me të larta në numër në çdo mësymje. Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ishte shumë vendosur për sulm tokësor të drejtuar nga forcat amerikane. Por në vend të kësaj, Clinton autorizoi një operacion të CIAs për të gjetur metoda destabilizimi për dobësimin e qeverisë jugosllave pa nevojën e trajnimit të UÇK-së. Në të njëjtën kohë, negociatorët finlandezë dhe rusë nisën të provojnë të bindnin Milloshviçin të tërhiqej. Tony Blair do të urdhëronte 50,000 ushtarë britanikë të bëheshin gati për mësymje tokësore. Millosheviçi më në fund kuptoi se Rusia nuk do të ndërhynte të mbronte Jugosllavinë pavarësisht retorikës së fortë anti-NATO të Moskës. Kështu që ai pranoi kushtet e ofruara nga ekipit të ndërhyrjes Finlandezo-Rus dhe pranoi një prani ushtarake në Kosovë të drejtuar nga OKB, por me pjesëmarrjen edhe të trupave të NATO-s.

Epilogu
Më 3 qershor 1999, Millosheviçi pranoi kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje për të ndaluar luftimet, ku në kuvendin kombëtar po pranoheshin propozimet pavarësisht debateve të ashpra dhe përleshjeve me grushta në disa raste.
Në 10 qershor Komiteti i Atlantikut të Veriut ratifikoi marrëveshjen dhe pezulloi operacionet ajrore.
Po në 10 qershor të vitit 1999 miratohet rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që e vendosi Kosovën nën administrimin kalimtar të OKB – së në pritje të përcaktimit të statusit.
Më 12 qershor, pasi Millosheviçi pranoi kushtet, misioni i drejtuar nga NATO Kosovo Force (KFOR) filloi të futej në Kosovë.

Të fundit

Dortmund thyen në mënyrë spektakolare Atleticon dhe kualifikohet në gjysmëfinalen

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit,...

PSG “shkelmon” Barcelonën jashtë Championsit, katalanasit nuk rezistojnë me 10-të lojtarë

Barcelona jashtë Championsit. Në Montjuic, në ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së, ndodhi ajo që më pak pritej nga tifozët “blaugrana”. Skuadra franceze fitoi thellë...

Spotify bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me këngët

Platforma suedeze e transmetimit të muzikës Spotify po zhvillon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të ‘përziejnë’ këngët drejtpërdrejt në aplikacion. Ky informacion u...

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren Elsa Lila.  Ai...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

Lajme të tjera

Web TV