Paralajmërimi i OBSH-së: Evropianët të udhëtojnë me kujdes, nuk kemi dalë nga rreziku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge ka paralajmëruar evropianët që të udhëtojnë me përgjegjësi dhe kujdes gjatë këtij sezoni veror, pasi pavarësisht se numri i infektimeve nga COVID-19 është ulur, ende nuk jemi jashtë rrezikut.

“OBSH bën thirrje të keni kujdes, pasi grumbullimet, lëvizshmëria e madhe e popullsisë, festivalet e mëdha dhe aktivitete sportive që do të zhvillohen javët e ardhme mund të jenë të rrezikshme”, tha Kluge.

 

Gjatë dy muajve të fundit, rastet e reja të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 janë ulur ndjeshëm, duke bërë që 36 nga 53 vendet e rajonit të fillojnë zbutjen e masave anti-COVID.

“Ne duhet të shohim përparimin që kemi bërë sa i përket COVID-19, po nga ana tjetër nuk duhet të mendojmë se kemi dalë jashtë rrezikut.”, shprehet ai.

 

Kluge u shpreh se nuk është çudi qe Evropa të përfshihet sërish nga një valë e COVID-19, pavarësisht se procesi i vaksinimit po vijon.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka qenë ajo që i ka tërhequr vëmendjen vendeve të tregohen solidar në këtë “luftë” me pandeminë dhe të dhurojnë doza vaksinash për vende të cilët kanë nevojë.

 

Tashmë në vendet evropiane procesi i vaksinimit po kryhet me sukses dhe përpjekjet për t’i dhënë fund pandemisë po marrin formën e duhur.

 

Të fundit

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të...

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Lajme të tjera

Web TV