Të hiqen emrat nënë dhe baba/ Reagon ashpër deputeti: Kjo kauzë kërkon të shkatërrojë familjet tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesa e organizatës LGBTI, e cila kërkon që të hiqen emrat nënë dhe baba dhe të zëvendësohen me emërtimet “prind që lind nr.1” dhe “prind nr.2”, ka ngjallur debate të forta në opinionin publik.

Deputeti i Kuvendit, Andi Përmeti, ka reaguar ashpër në lidhje me këtë kërkesë, duke e cilësuar të tepërt, ndërkohë që thotë se kjo kauzë kërkon që të poshtërojë familjen e shqiptarëve.

Ai shprehet se askush nuk mund t’ia ndalojë djalit të tij të mos i thërrasë “nënë”, nënës së tij dhe baba atij.

Postimi i plotë:

Për konceptin Nënë dhe konceptin Baba!

Gjatë jetës sime jam ndeshur shpesh me debate, nga me të ndryshmet, debate juridike, debate politike, debate sporti, debate morali por kurre me pare nuk kisha ndeshur një debat kaq të peshtire, denigrues, të turpshme dhe kobsjelles sesa debati i diteve të fundit per të vrare fjalen nënë dhe baba.

Une personalisht nuk kam pasur asnje problem sesi dikush e trajton jeten e tij, qofte kjo ndjesore, qofte seksuale. Gjithmone kam qenë mbeshtetes i të drejtes se gjithkush ka të drejte ta jetoje jeten e tij siç do, pa u gjykuar e as paragjykuar nga askush. Nuk kam gjykuar as 17 majin, diten kur vrullshem jeta seksuale e dikujt nderhynte ne te gjithe vendin, me prepotence, në shesh, para gjithkujt sikur cdo banor i ketij vendi të kishtë detyrimin të dinte pjesen seksuale të gjithkujt. Imagjino sikur kete ta benin edhe heteroseksualet, të dilnin e të krenoheshin se çfare benin në jeten e tyre ndjesore a seksuale. Nuk shkon dhe nuk shkon as 17 maji per të njejten barazi. Por nqs deri me sot nuk kam pasur asnje kundershtim ndaj ketij komuniteti, perkundrazi kam menduar gjithmone që jane në të drejten e tyre, sot ate kane nderhyre dhunshem, frikshem dhe ne menyren me abuzive të mundshme në jeten time dhe të gjithkujt. Ata kerkojne të hiqet fjala nënë dhe fjala baba. A thua që në bote i ka sjell lejleku? Kjo është e tepert dhe nuk ka të beje më me ta, se cfare ata bejne, si jetojne, me ke jetojne, a ndihem të persekutuar a jo? Ketu jane ata që po tentojne të na persekutojne ne, me forcen dhe dhunen me të madhe, duke kerkuar të relativizojme gjithcka Perendia dhe natyra ka krijuar: familjen, nenen, babain. Kjo eshte e tepert dhe nuk mund te merret me shaka. Jo kjo.

Lexo edhe :  Jep dorëheqjen Jorgo Goro. Letra për Këshillin Bashkiak të Himarës

Ata kane nene e baba. Ata kane familje dhe padiskutim kane të drejte të krijojne familjen e tyre, si ata e mendojne, si ata e ndjejne por pa u lejuar për asnjë çast të nderhyjne dhunshem në familjen time, në familjen e çdo shqiptari.

Nuk ka per të guxuar kush të detyroje djalin tim mos i therrase nene, nënës se tij dhe mua, baba.  Kjo ka të beje me vet themelin e jetes, mbi ate që ne jemi krijuar dhe rritur. Kjo është një kauze ku ne si shoqeri duhet të jemi qartazi të prere për të mos lejuar askend të nderhyje dhunshem ne familjet tone. Kjo është nje kauze ku ne qartazi duhet të distancohemi nga gjithkush që kërkon të denigroje, poshtërojë dhe shkatërrojë familjet tone. Kjo është e teper. Mjaft më.

Të fundit

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Aplikacioni Telegram rrezikon bllokimin në Rusi, Kremlini: Po përdoret nga terroristët

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov duhet t’i kushtojnë më shumë...

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre u prekën nga procesi i...

Lajme të tjera

Web TV