Veliaj takon homologët/ Në fokus bashkëpunimi ekonomik për rimëkëmbjen

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti sot në Tiranë homologët e Bashkive të Rajonit. Në takim u diskutua për hapjen e vendit pas pandemisë së Covid 19 dhe bashkëpunimin për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit.

“Ndonjëherë krizat janë edhe një mundësi, mundësi për të na bashkuar, për të bashkëpunuar, mundësi për t’u bërë pak më të mirë, mundësi për të vlerësuar gatishmërinë e kalitjen e organizatave tona, kështu që patjetër një sfidë por edhe një mundësi”, u shpreh Veliaj gjatë fjalës së tij.

Kryebashkiaku pohoi se është i lumtur që kjo mbledhje përkon edhe me hapjen e Shqipërisë pas pandemisë.

“Kemi pasur disa ditë rresht ku i kemi pasur një shifrore numrat e të infektuarve e nëse vazhdojmë me këtë trend Shqipëria do të shkojë drejt një hapje përfundimtare. Në sheshin “Skënderbej” janë dy hapësira, një ku shkon e vaksinohesh dhe tjetra ku do të shohim Kampionatin Evropian të Futbollit. Kjo është një metaforë e adaptimit. Do duhet të jetojmë edhe me sëmundjen edhe me këtë betejë, do duhet të jetojmë edhe me rutinën e përditshme e të japim sinjale të një jete që vazhdon”, tha Veliaj.

Temat e takimit u fokusuan te rimëkëmbja ekonomike, kryesisht nëpërmjet turizmit pas pandemisë.
“Duhet të sigurohemi që mbijeton ekonomia e vendeve tona që bazohen te turizmi, ndaj edhe turi “Eja në shtëpinë tënde” ka rëndësi. Kemi idenë e skemës së kufijve të hapur për të siguruar që paratë e turizmit të mbeten në xhepat e shqiptarëve, të mbeten në strukturat turistike të qyteteve tona”, përfundoi Veliaj.

 


Të fundit

Veliaj takon homologët/ Në fokus bashkëpunimi ekonomik për rimëkëmbjen

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti sot në Tiranë homologët e Bashkive të Rajonit. Në takim u diskutua për...

U divorcua nga Kim Kardashian, ja me kë lidhet Kanye West

Kanye West dhe Irina Shayk janë vënë në fokus të mediave botërore se kanë nisur një lidhje dashurie por Kim Kardashian nuk po iu...

Paralajmërimi i OBSH-së: Evropianët të udhëtojnë me kujdes, nuk kemi dalë nga rreziku

Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge ka paralajmëruar evropianët që të udhëtojnë me përgjegjësi dhe kujdes gjatë këtij sezoni veror, pasi pavarësisht...

Sekuestrohen miliona euro pasuri të biznesmenit të dëbuar nga Italia

Policia e Shtetit vendos nën sekuestro pasuritë e biznesmenit të dëbuar nga Italia, Gëzim Sallaku, të vëllait të tij, S. S., si dhe të...

Bëri tatuazh simbolin nazist në zonën intime, burg për 29-vjeçarin

Një ushtar 29-vjeçar në Austri është dënuar me 19 muaj burg, pasi bëri tatuazh simbolin nazist (svastika) në zonën intime. Ushtari kishte publikuar foto të...

Lajme të tjera

Web TV