Atentat me ‘dron-tritol’/ Sulmohet biznesi i Lefter Kokës në Durrës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në ambjentet e kantinës Gjergj Kastrioti Skënderbej në Durrës, pronë kjo që administrohet nga Lefter Koka.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë dhe se nga ana e deputetit Lefter Koka, nuk është bërë asnjë deklaratë publike për këtë ngjarje.

Policia ka arrestuar Gentjan Metaj,i cili dyshohet si autor i krimit të ndodhur mbi tarancën e kompleksit të biznesit. Sot Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Gentjan Metaj. Dyshimet flasin se krimi ka ndodhur për shkak të konkurencës por nuk përjashtohen dhe pistat e tjera.

Metaj është kapur nga policia me një telefon në dorë dhe një aparat që shërbente për orientimin në ajër të dronit.

Sasia e tritolit që i është vendosur biznesit të Lefter Kokës, është transportuar me një Dron fluturues.

Nuk dihet me saktësi nëse ka pasur dëme material nga shpërthimi. Ndërsa për dëmtime në njerëz nuk është raportuar nga policia e Durrësit.


Të fundit

Po shkarkonte produktet ushqimore, furgoni përplas për vdekje të moshuarin në Tiranë

Një aksident ka ndodhur në lulishten ‘’Artan Lenja’’ në Tiranë teksa një i moshuar ka ndërruar jetë. Furgoni i mallrave...

Atentat me ‘dron-tritol’/ Sulmohet biznesi i Lefter Kokës në Durrës

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në ambjentet e kantinës Gjergj Kastrioti Skënderbej në Durrës, pronë kjo që administrohet nga Lefter Koka. Raportohet se ngjarja ka...

Meta sulm të hapur ndaj Bashës: Turpin e faqen e zezë e paçin ata që më nxorën në pritë

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar opozitën për lënien vetëm në betejën ndaj mazhorancës. Në konferencën për shtyp, Ilir Meta i lidhi këto sulme me...

E shkarkoi Kuvendi/ Meta: Po pres me durim e qetësi të bashkëpunoj me shumicën e re

Presidenti Ilir Meta reagoi sot për herë të parë pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij me 104 vota. Në një bashkëbisedim me gazetarët,...

Vijon shembja e objekteve të paligjshme në Ksamil dhe në Velipojë, IKMT publikon bilancin

Prej ditës së hënë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur operacionin për prishjen e ndërtesave pa lejë në vijën bregdetare. Operacioni ka nisur...

Lajme të tjera

Web TV