Festivali i Shëngjinit UNUM vjedh vizitorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festivali i muzikës UNUM, pavarësisht pandemisë, u mbajt edhe këtë vit, pranë brigjeve të plazhit Rana e Hedhun në Shengjin, përgjatë 5 ditëve dhe 4 netëve, nga data 3 deri më 7 qershor. Organizimi ka qenë mjaft i sukseshëm dhe i një standarti ndërkombëtar, por diçka nuk ka shkuar aspak mirë.

Brenda festivalit, për të paguar ushqimet, pijet apo çdo gjë tjetër që ofrohet nuk përdoret para cash. Vizitorët rimbushin byrzylykun elektronik, i cili është unik për çdo vizitor, me para fizike pranë kioskave të posaçme në festival, përmes së cilit paguajnë pë shpenzimet brenda hapsirave të festivalit.

Gjithsesi, pasi festivali është mbyllur, vizitorë të shumtë jane ankuar se ndihen të vjedhur nga organizatorët e ketij festivali. Çfarë ka ndodhur?

Paratë që teprojnë në byrzylyk dhe nuk janë shpenzuar brenda festivalit, organizatorët e festivalit shpjegojnë se kthehen me anë të një kerkese në llogarinë bankare të vizitorit përmes linkut që ata kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Vizitorët e festivalit kanë patur vetëm 48 orë kohë për të kerkuar kthimin e parave të pashpenzuara, përmes këtij linku. Gjithësesi, në keto 48 orë linku nuk ka funksionuar për asnjë moment. Stafi dhe përgjegjësit e këtij organizimi nuk i kanë kthyer përgjigje ankesave të të rinjve të përcjella përmes email apo rrjeteve sociale të festivalit.

Sikur të mos mjaftonte që gjatë fesitvalit vizitorët kanë paguar padrejtësisht më shumë nga ç’kanë shpenzuar realisht (kanë paguar 2-3 herë për një birrë apo ujë) tashmë nuk mund të marrin mbrapsht as lekët e tyre të pashpenuzara, ndryshe nga ç’ishte premtuar nga organizatorët e festivalit.

Duhet të kemi parasysh që vetëm në njërën nga ditët festivali ka pritur me shumë se 12,000 vizitorë. Nëse marrim një mesatare prej 10 eurosh të tepruara në byrzylyk, janë plot 120,000 euro të vjedhura nga xhepat e të rinjve shqiptarë dhe atyre të huaj.
Nuk ka patur ende asnjë reagim nga ana e organizatorëve lidhur me çështjen.

Lexo edhe :  Pluhuri saharian “pushton” Shqipërinë, zonat që preken më shumë

Të fundit

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Lajme të tjera

Web TV