Kapet me armë të ftohta në makinë, në pranga 21-vjeçari në Korçë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Korçës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi u kap duke lëvizur pa leje drejtimi dhe me armë të ftohta në mjetin e tij tip “Volkswagen”.

Policia e Korçës bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. B., 21 vjeç, banues në Korçë, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Gjatë kontrollit të riut, iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik, të cilin e mbante në mjetin me të cilin po lëvizte në lagjen nr. 6 në qytet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 21 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike).

Ky shtetas është kapur nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në lagjen nr. 6, Korçë, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip “Volksëagen”, në të cilin gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Të fundit

Kapet me armë të ftohta në makinë, në pranga 21-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi u kap duke lëvizur pa leje drejtimi dhe me armë të...

E pushoi nga puna, i moshuari nxjerr pistoletën dhe vret shefin

Një 86-vjeçar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vrau shefin e tij, pasi mësoi se do të largohej nga puna. Felix Barbera nxori...

“Fajtor për pedofili dhe u shpall non grata”/ Anglezi bën kërkesën e pazakontë në Gjykatën e Tiranës

Pasi u largua nga Shqipëria, Devid Brawn kërkon në Gjykatën e Tiranës pasaportën e skaduar, paratë e sekuestruara gjatë asaj kohe dhe laptopin. Padia...

Inteligjenca artificiale dallon depresionin edhe te zëri

MERILEND, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Prezantohet softueri i bazuar në inteligjencën artificiale i cili “dëgjon” depresionin në zërat e njerëzve duke i lejuar ata...

Rrëfimi tronditës i vajzës së përdhunuar në moshën 12-vjeçare: Shoqëria më quajti “të përdalë”

Një rrëfim tronditës vjen nga një 12-vjeçare e abuzuar seksualisht, në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24. Vajza, që sot është 19 vjeçe,...

Lajme të tjera

Web TV