Nis Euro 2020/ Ceremonia mahnitëse në “Olimpiko” të Romës (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Euro 2020′ hapi dyert për tifozët dhe 24 skuadrat e Evropës me një ceremoni spektakolare, plot ngjyra dhe emocione. Për evenimentin e shtyrë për një vit për shkak të pandemisë solli një pritje mjaft origjinale të tifozëve pas kaq shumë kohësh sërish në stadiume. Ishin dy ikonat e futbollist kryeqytetas, Françesko Toti dhe Alesandro Nesta, respektivisht ish-kapitenët e Romës dhe Lacios. Dy kampionët e botës udhëhoqën turmën dhe ndoqën  një trajektore të një topi futbolli që dy kampionët e botës në vitin 2006 lëshuan në qiell së bashku me 14-16 mijë spektatorët.

Në të njëjtën kohë mbi kokat e tyre dhe mbi qiellin e stadiumit “Olimpico” kaluan me shpejtësi dhe me lëvizje akrobatike “Shigjetat Trengjyrëshe”, skuadra ushtarake e forcave ajrore, e cila ngjyrosi qiellin me flamurin italian.

Ndërkohë, në fushën e lojës nuk munguan kurrsesi dhe banda muzikore e Policisë së Shtetit italian, me uniformën historike, të cilët teksa luajtën notat e tyre, panë  në të njëjtën kohë edhe ngritjen në qiell të 24 topave gjigantë, në të cilët është simboli i çdo kombëtareje pjesëmarrëse në “Euro 2020”.

Prezent ishte edhe Andrea Boçelit, i cili këndoi arien e Turandotit, “Askush të mos flejë”, ndërsa 24 topat gjigantë krijuan një top të vetëm, si simbol për shpitin e bashkuar të “Euro 2020”, gjatë kësaj periudhe ende të vështirë për botën, përpara se në qiell të shpërthenin edhe fishekzjarrë shumëngjyrësh, mbi çatinë e stadiumit “Olimpico”.

 

 


Të fundit

Nis Euro 2020/ Ceremonia mahnitëse në “Olimpiko” të Romës (Video)

Euro 2020' hapi dyert për tifozët dhe 24 skuadrat e Evropës me një ceremoni spektakolare, plot ngjyra dhe emocione....

Takimi virtual me FMN/ Denaj: Vit i rimëkëmbjes dhe vaksinimit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mbajti sot takimin përmbyllës virtual me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga Yan Sun. Ky mision...

Vrau gruan me thikë, Gjyakata dënon shqiptarin me burgim të përjetshëm

Gjykata greke dënoi me burgim të përjetshëm një 61-vjeçar shqiptar, në qytetin Patra për vrasjen e gruas së tij. Vrasja makabre ndodhi në muajin...

 E rëndë, 60-vjeçari vetëvaret në pemë

Një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:50, në fshatin Mustafakoç, në Baldushk. Burime zyrtare...

Plagosi me thikë 18-vjeçarin në Tiranë, ja çfarë dyshohet

Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym...

Lajme të tjera

Web TV