Varhelyi: Ky do të jetë qershori i vendimeve të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Për një ditë Tirana u bë “kryeqyteti” i Ballkanit Perëndimor ku dje u mbajt samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor nën “dirgjimin” e komisionerit për Zgjerim në BE Oliver Varhelyi. Në fokus të bisedimeve ishte planin për rimëkëmbjen ekonomike të rajonit pas pandemisë së koronavirusit. Samiti u drejtua nga dyshja Rama-Varhelyi, të cilët e zhvilluan me dyer të mbyllura, por pas përfundimit të samitit, Kryeministri Edi Rama së bashku me Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp ku janë ndalur edhe në procesin e integrimit të Shqipëisë në Bashkimin Europian. Varhelyi e ka quajtur muajin qershor si muajin e vendimeve të mëdha, pasi sipas tij, BE nuk do të ketë kontenstime për antarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Kemi shumë çështje mbi tryezë. Ne me BE-në dëshirojmë të organizohen konferencat ndërqeveritare me Serbinë dhe Malin e Zi, që ato të nisin negociatat. Duam gjithashtu që të zhvillohen konferenca e para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pra, ky muaj, ky vit, mund të jetë vërtetë muaji ose viti i Ballkanit Perëndimor”, tha komisioneri Varhelyi. Të pyetur nëse ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të penalizojë sërish Shqipërinë, komisioneri Varhelyi u shpreh BE po punon fort për zgjidhjen e konfliktit. “Ashtu siç e thashë, ky muaj është një muaj kritik. Është qershori i këtyre vendimeve, do duhet të merren këto vendime. Ne po punojmë vërtet fort, edhe në këto momente, pas kuintave. BE dhe KE janë të përkushtuar të gjejnë zgjidhje, por është ende shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhë. Ne duam që kjo gjë të ndodhë”, tha Komisioneri për Zgjerim.

Shqipëria ka përmbushur detyrat

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferëncës për shtyp se Shqipëria i ka bërë detyrat e integrimit dhe nuk ka më kontestim nga BE dhe vendet anëtare, duke shtuar se “Në këtë moment ne nuk kemi asnjë lloj shqetësimi apo arsyeje për të thënë që ne po sakrifikohemi”. Rama tha se detyrat të cilat që po plotësohen nuk po bëhen se i kërkon Brukseli, por se Shqipëria i përmbushur detyrat për të ardhmen e vendit. “Ne, e para, ka rëndësi që detyrat tona t’i bëjmë plotësisht, sepse nuk i bëjmë se na i kërkon Brukseli, Berlini, Parisi apo Haga, por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm. Detyrat e shtëpisë të integrimit evropian janë rruga për të modernizuar shtetin tonë. Janë rruga për ta bërë Shqipërinë evropiane në sistemin e saj të drejtësisë, të institucioneve, të mirëqeverisjes, të shërbimeve ndaj qytetarëve, në sistemin e saj të përgjithshëm demokratik. Për sa kohë ne, KE, jo këtë vit, por prej tre vitesh, na ka thënë se detyrat i kemi bërë si duhet dhe i ka kërkuar Këshillit Evropian që të pranojë rezultatin e detyrave dhe të hapë më tutje fazën tjetër të procesit, ne jemi të qetë”, tha kryeministri Edi Rama. Ai nënvizoi se nga vendet e BE nuk ka asnjë kontestim për përmbushjen e kritereve. “Këshilli Evropian ka pasur arsyet e veta, që nuk kanë lidhje fare me ne, dhe kjo gjë ka marrë kohën e vet. Sot, fatmirësisht, nuk ka kontestim për detyrat tona, as nga Komisioni dhe as nga shtetet anëtare, por miqtë e mi ky është një rast për të mësuar Evropën dhe rrugën e futjes në këtë familje të madhe, ku gjërat janë të ndërlidhura. Ka një ngërç mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe mënyra si funksionon sistemi i zgjerimit, kërkon që ky ngërç të zgjidhet para se të vazhdojë procesi. Në këtë moment ne nuk kemi asnjë lloj shqetësimi apo arsyeje për të thënë që ne po sakrifikohemi, sepse ne këtu jemi me BE dhe po vazhdojmë punën për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e shqiptarëve, jo vetëm nga pikëpamja e gjithë arkitekturës së re legjislative, por edhe nga pikëpamja e infrastrukturës dhe gjithë elementëve të tjerë të ekonomisë. Kemi parë sa shumë u zgjat një tjetër histori mes Maqedonisë së djeshme me fqinjët në jug, por kësaj pyetje nuk po ja kërkojmë përgjigjem”, tha Kryeministri Rama. Në fjalën e tij, kryeministri deklaroi se BE dhe KE e kanë bërë plotësisht punën e tyre dhe tani iu takon 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëjnën punën e tyre. Sipas kryeministrit shqiptar, ky Samit është i një rëndësie të veçantë për dy arsye, së pari për të shtyrë përpara procesin e zhvillimit rajonal, dhe së dyti se ky proces është i mbështetur nga një paketë financiare në kuadrin e një plani ekonomik dhe investimesh të BE. “Shprehu gatishmërinë për të ndryshuar agjendën e tij dhe për të ardhur në këtë takim, i cili është i një rëndësie të veçantë për dy arsye, së pari sepse të gjithë së bashku jemi mbledhur për të shtyrë përpara një proces, që nuk ka rëndësi se si e quan njëri apo tjetri, por ka rëndësi që të cojë përpara jetësimin e katër lirive të Evropës në rajonin tonë. Nga ana tjetër, sepse ky proces është i mbështetur nga një paketë financiare në kuadrin e një plani ekonomik dhe investimesh të BE, që për nga volumi i fondeve të vëna në dispozicion të bashkëpunimit rajonal dhe të përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, portuale, të interkonjektivitetit dhe të gjithë sektorit të energjisë, si dhe të digjitalizimit, përbën lëvizjen më të madhe historike të BE ndaj Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.

Lexo edhe :  “Journal des Femmes”: Shqipëria destinacioni ideal për udhëtarët dhe natyrë të virgjër

Rama i tregon Varhelyi rrugën e integrimit: Ai trau ku kemi lidhur fijet ne është BE

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Duke iu referuar një trau, Rama tha se aty është BE, dhe Shqipëria është më poshtë, por ka lidhur fijet dhe vijon tezgjahun. Ai thotë se nëse Shqipëria shkon aty me vlerat, standardet e sistemin, në BE s’kanë çfarë bëjnë. Më tej Rama deklaron i sigurt se Shqipëria është në rrugën e duhur të integrimit. “Ai trau ku kemi lidhur fijet ne është BE, ne jemi këtu vazhdojmë tezgjahun tonë, fijet janë lidhur, por vijojmë ne, gjithë kjo rrugë. Çfarëdo të bëjnë ata tek trau, po të shkojmë ne aty me vlerat, standardet, e sistemin që funksionon s’kanë çbëjnë, na takon ne. Kini besim, jemi në rrugën e duhur, dhe ne jemi me fat sepse ajo që ka ndryshuar në historinë tonë, para BE dhe pas BE është BE që na ka dhënë mundësinë të kemi traun atje për të lidhur fijet, se ishim me fije”, tha Rama.

Të fundit

Berisha: Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit. Sipas informacioneve,...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar nga autoritetet italiane do të...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

Lajme të tjera

Web TV