Përplasi me makinë 24-vjeçaren shtatzënë në Tiranë, arrestohet djali i ish-drejtorit të Policisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Jehon Breçani ka rënë në prangat e policisë, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, përplasi me makinë një këmbësore.

19 vjeçari, djali i Erzen Breçanit, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, ka përplasur me makinën e tij 24-vjeçaren, Xhesina Gega. Gega ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;” njofton policia.

Gjithashtu në prangat edhe tre persona të tjerë nga policia e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 5 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

V. U., 50 vjeç dhe N. P., 58 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

F. V., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kashar, ka aksidentuar biçiklistin e mitur të moshës 9 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

F. Rr., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje mjetin taksi me drejtues I. M. Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në mjetin taksi shtetasja E. A., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Të fundit

Ushtronte dhunë fizike ndaj të atit, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Një 43 vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Vlorës. Shtetasi T.V., është arrestuar në flagrancë pasi ushtronte dhunë...

“Të bëhet pa vonesa”/ DASH mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Lajmin e bën të ditur zyrtari i DASH, Ned Price, përmes një...

Meta bën lëvizjen e parë pas shkarkimit nga Kuvendi

Pas dy ditësh, presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë veprimin e parë pas votimit të Kuvendit për ta shkarkuar nga detyra. Ditën e sotme kreu i...

Kërcënohet prokurori i Përmetit, i vihet fishek te dritarja e zyrës

Është kërcënuar në krye të detyrës prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami. Raportohet se prokurorit Bajrami i është vendosur një fishekë në dritaren e zyrës...

Shkrumbohet një shtëpi private në Durrës, ja kush i vuri zjarrin

Një banesë private 2-katëshe është përfshirë nga zjarri, në qytetin e Durrësit. Raportohet se flakët kanë shkrumbuar totalisht katin e dytë të banesës, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV