‘Gati për Shqipërinë’, Rama: Do hapim një segment të administratës për nëpunës publik dixhital

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Qindra të rinj i janë bashkuar tashmë nismës ‘Gati për Shqipërinë’, të shpallur nga kryeministri Edi Rama, të cilët do të kontribuojnë për vendin për mandatin e tretë qeverisës. Kryeministri Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim online me disa prej aplikantëve, ku u njoh me idetë e secilit prej tyre.

Rama tha se po diskutohet edhe për një reformë për ata që do të duan të kontribuojnë në mënyrë sistematike, por nuk duan të kthehen në Shqipëri, duke hapur një segment të administratës për nëpunës publik dixhital, që punojnë nga shtëpia

“Ne jemi duke menduar për një reformë e cila të na japë mundësi që ata që duan të kontribuojnë në mënyrë sistematike, jo thjeshtë për një projekt, por nuk duan të vijën në Shqipëri, të hapim një segment të administratës sonë të lartë për nëpunës publik dixhital, që punojnë nga shtëpia”, tha Rama.

Aplikimet në platformën “Gati për Shqipërinë” vijojnë dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri.


Të fundit

‘Gati për Shqipërinë’, Rama: Do hapim një segment të administratës për nëpunës publik dixhital

Qindra të rinj i janë bashkuar tashmë nismës ‘Gati për Shqipërinë’, të shpallur nga kryeministri Edi Rama, të cilët...

Kishte futur dy emigrantë në bagazhin e makinës, arrestohet 24-vjeçari në Korçë

Një person është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar me automjetin e tij dy emigrantë të paligjshëm të cilëve u kishte premtuar...

Maturatët protestojnë te Ministria e Arsimit: Mendoni si për fëmijët tuaj

Maturantët janë grumbulluar prej disa minutash përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, dhe kërkojnë rivlerësim të provimit të matematikës, i zhvilluar ditën e djeshme....

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, policia plan masash për rendin dhe sigurinë

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 Qershor 2021. Drejtoria Vendore e...

Rrufeja vret 250 krerë bagëti në Mirditë, shpëton çobani

250 krerë bagëtish të imta, dele, dhi, keca e shqerra kanë ngordhur pasi rrufeja ka goditur tufën e tyre në fshatin Zaj të Mirditës....

Lajme të tjera

Web TV