Habit zhytësi: Më gëlltiti balena, qëndrova 30 sekonda brenda saj dhe më pas…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një zhytës 56-vjeçar ka treguar së fundmi një eksperiencë aspak të zakonshme. Ai ka treguar se është gëlltitur nga një balenë e madhe, ka qendruar brenda gojës së saj 30 sekonda dhe më pas është përshtyrë nga ajo. Michael Packard po shkonte për zhytje në brigjet e Cape Cod ditën e djeshme në mëngjes kur papritur ndjeu një përplasje të madhe dhe gjithçka u errësua. Në fillim, ai, mendoi se ishte sulmuar nga një peshkaqen, por kur e kuptoi se nuk ndjente dhëmbët e mprehtë dhe nuk kishte dhembje, filloi të kuptojë se çfarë kishte ndodhur.

“E kuptova, o Zot, unë jam në gojën e një balene … dhe ajo po përpiqet të më gëlltisë. Dhe unë mendova me vete në rregull, kaq ishte, unë do të vdes,” tregon 56-vjeçari.

Packard, i cili është një zhytës me përvojë, filloi të mendonte për gruan e tij dhe djemtë, 12 dhe 15 vjeç dhe filloi të luftojë brenda gojës së bishës derisa, tha ai, pa një dritë dhe balena filloi të tundte kokën duke e pështyrë atë. Zhytësi tregon se ky ishte një moment lehtësimi për të dhe ka ‘fluturuar’ menjëherë për të dalë nga uji.


Të fundit

“Diçka po gatuhet”/ Veliaj surprizon të gjithë, poston foto me prindërit e Dua Lipës

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka surprizuar të gjithë ditën e sotme teksa ka postuar një foto me prindërit...

Habit zhytësi: Më gëlltiti balena, qëndrova 30 sekonda brenda saj dhe më pas…

Një zhytës 56-vjeçar ka treguar së fundmi një eksperiencë aspak të zakonshme. Ai ka treguar se është gëlltitur nga një balenë e madhe, ka...

Maturantët në protestë, reagon Evis Kushi: Do jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas daljes së maturantëve në protestë në lidhje me tezën e matematikës. Kushi shkruan se po vlerësohet...

Samiti i G7: Klima dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

Vazhdon samiti i G7-s në Cornwall, Angli. Vendet e pasura të industrializuara premtuan 1 miliardë doza vaksine për vendet e varfra. Por edhe klima...

‘Gati për Shqipërinë’, Rama: Do hapim një segment të administratës për nëpunës publik dixhital

Qindra të rinj i janë bashkuar tashmë nismës ‘Gati për Shqipërinë’, të shpallur nga kryeministri Edi Rama, të cilët do të kontribuojnë për vendin...

Lajme të tjera

Web TV