Kardiologu i njohur zbulon: Ja çfarë mund t’i ketë ndodhur Eriksen-it

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Christian Eriksen i shtrirë në barin e stadiumit të Kopenhagen me të gjithë shokët e tij të skuadrës duke formuar një rreth, ka qenë imazhi i ditës dhe mbase i vitit.

Dr. Josep Brugada, kardiolog në Spitalin Clínic, ka analizuar gjendjen e Christian Eriksen gjatë Danimarkë-Finlandë:

“Stafit mjekësot i është dashur të punojnë praktikisht 20 minuta. Ne dimë pak, por mënyra se si ai ra kaq papritur më jep një ndjenjë të keqe nga këndvështrimi i gravitetit. 98% e shkakut është një anomali e zemrës .” Kështu flet Dr. Josep Brugada , kardiolog i Klinikës Spitalore për sëmundjen që goditi Christian Eriksen gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë.

“Mund të ketë të bëjë me ndonjë patologji të trurit ose aortës, por gjithsesi ka të bëjë me zemrën, me ndonjë problem të aritmisë . Nëse do të kishte qenë një goditje e nxehtësisë për disa minuta ai do të mund të ngrihej, por nuk ishte kështu” , shtoi ai për prestigjozen “As”.

“Fakti që ai është zgjuar do të thotë që Eriksen ka rifituar qarkullimin në zemrën e tij. Shpejtësia e ndërhyrjes dhe ndihma që i dhanë shokët ishte vendimtare” përfundoi ai.

Siç raportohet nga ZDF , Christian Eriksen foli me kolegët e tij nga spitali përmes një video- thirrjeje dhe u tha atyre se ai ishte tashmë shumë më mirë. Drejtori Sportiv Danez  Peter Møller konfirmoi: Lojtarët biseduan me Christian dhe donin të luanin.

Kombëtarja daneze u rikthye në fushë dhe humbi 0-1 ndaj Finlandës, por sot fitoi i gjithë futbolli, pasi shëndeti është parësor në çdo rast.


Të fundit

Kardiologu i njohur zbulon: Ja çfarë mund t’i ketë ndodhur Eriksen-it

Christian Eriksen i shtrirë në barin e stadiumit të Kopenhagen me të gjithë shokët e tij të skuadrës duke...

Emocionuese/ Lukaku shënon gol dhe ja dedikon Eriksenit: Chris, të dua! (Video)

Romelu Lukaku ka shënuar që në 10 minutat e para të ndeshjes ndaj Rusisë, ku Belgjika po kryeson aktualisht 2-0. Bomberi belg realizoi në minutën...

Deklarata e fortë e ministres Gjonaj: “Gërdeci” dhe “21 Janari” janë rikthyer dhe do u shkohet deri në fund

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste, ka folur për sistemin e Drejtësisë në vendin tonë, ku...

Nga Ronaldo tek Del Piero/ Bota e futbollit në këmbë për Eriksen, ja mbështetja e tyre për danezin

Ajo që ndodhi me Eriksen ka shokuar botën e futbollit dhe reagimet kanë qenë të shumta. Ndër të parët mund të përmendim Cristiano Ronaldo-n,...

“Lufta nuk ka mbaruar”/ Manastirliu del me lajmërimin e fundit: Ka ardhur momenti që…

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kongresin e PS-së, është ndalur te pandemia Covid-19. Ajo tha se pandemia e testoi qeverinë,...

Lajme të tjera

Web TV