Maturatët protestojnë te Ministria e Arsimit: Mendoni si për fëmijët tuaj

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Maturantët janë grumbulluar prej disa minutash përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, dhe kërkojnë rivlerësim të provimit të matematikës, i zhvilluar ditën e djeshme. Ata pretendojnë se teza ka qenë shumë e vështirë.

“Provimi ishte për të na penalizuar ne”, është shprehur një maturante.

Të rinjtë e Tiranës kanë bllokuar Rrugën e Durrësit dhe kërkojnë nga Ministria e Arsimit që të rishikohen pikët, në mënyrë që ata të dalin sa më mirë. “Të ulen pikët e privimit, të na ndihmojnë sadopak me notat. Ishte shumë i vështirë dhe jo i drejtë për ne”, ka thënë një maturant.

Gjithashtu, edhe maturantët në Shkodër dhe në Durrës janë ngritur në protestë për testin e matematikës. Ata pretendojnë se prej dy vitesh kanë qenë në mësim online dhe kur janë kthyer në klasa, kanë bërë mësim me orë të shkurtuara.

“Të ulet pak vlerësimi i pikëve sepse kemi dal shumë keq”, është shprehur një vajzë që protestonte, ndërsa shoqja e saj kërkoi që përgjegjësit në Ministri “Të mendojnë si për fëmijët e tyre”.

“Kërkesa specifike është ndryshimi nivelit të pikëve.Do të bojkotojmë provimin me zgjedhje, nëse kërkesa nuk konsiderohet”, u shpreh një tjetër.


Të fundit

Maturatët protestojnë te Ministria e Arsimit: Mendoni si për fëmijët tuaj

Maturantët janë grumbulluar prej disa minutash përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, dhe kërkojnë rivlerësim të provimit të matematikës,...

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, policia plan masash për rendin dhe sigurinë

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 Qershor 2021. Drejtoria Vendore e...

Rrufeja vret 250 krerë bagëti në Mirditë, shpëton çobani

250 krerë bagëtish të imta, dele, dhi, keca e shqerra kanë ngordhur pasi rrufeja ka goditur tufën e tyre në fshatin Zaj të Mirditës....

Autori i vrasjes në Peqin i penduar: Nisa ta urrej deri sa vendosa t’i jap fund torturës, por…

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Ylber Xhahysës në Peqin, të dhënë sot para gjykatës së Elbasanit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në...

Pengmarja në Peqin/ I zhveshën e filmuan me telefon, Manahasa tentoi të përdhunojë vajzën

Seit Manahasa një personazh i njohur i botës së krimit në Elbasan, së bashku me një person tjetër i identifikuar tashmë nga policia me...

Lajme të tjera

Web TV