Po prisnin autobusin/ Nënë e bir rrëmbehen nga disa persona me “Audi” (Detaje)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 34-vjeçare shqiptare dhe djali i saj i mitur janë zhdukur në Gjermani që nga paraditja e së enjtes. Mediat gjermane shkruajnë se policia dyshon se Nasibe K dhe 3-vjeçari, janë marrë peng dhe janë kthyer drejt Shqipërisë.

Sipas policisë vendase, dyshohet se ata janë rrëmbyer nga persona që lëviznin me një makinë tip “Audi”. Bild raporton se dyshimet e hetuesve lidhen me ish-bashkëshortin e Nasibes, Blerimin.

Gjithashtu policia ka shtuar se rrëmbimi mund të jetë plan i tij, dhe të enjten në mbrëmje ai u arrestua në Ratingen.

Gruaja dhe djali i saj u zhduken teksa ishin duke pritur autobusin, kur një “Audi” u ndal para tyre, dhe persona ende te paidentifikuar kanë rrëmbyer gruan dhe djalin 3-vjeçar, raporton albinfo.ch.

Duke mos vërtetuar dot lidhjen e tij me ngjarjen, burri i te zhdukurës dhe babai i djalit u lirua të premten nga Policia. Pavarësisht se po vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre, ende nuk ka asnjë gjurmë.

Të fundit

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më...

“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. Teksa theksoi se për këtë parti...

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021 e deri më sot për...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Lajme të tjera

Web TV