Tentoi të kalonte kufirin me çantë të mbushur me fishekë, arrestohet 52-vjeçari në Kakavijë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Kakavijë, i akuzuar për trafik armësh dhe municionesh. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Idajet Hasani, banues në Cerrik, të cilit iu gjetën në makinë një çantë me 49 fishekë brenda.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “Ford” që drejtohej nga Hasani, ku gjetën edhe fishekët.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 49 fishekë dhe automjeti.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, u arrestua në flagrancë shtetasi I. H. për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municionit”.


Të fundit

Tentoi të kalonte kufirin me çantë të mbushur me fishekë, arrestohet 52-vjeçari në Kakavijë

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Kakavijë, i akuzuar për trafik armësh dhe...

Ndërtuan pa leje në zonën e plazhit, policia arreston dy durrsakë

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë, për ndërtim pa laje dhe pushtim toke në zonën bregdetare të Durrësit. Policia arrestoi shtetasin me iniciale...

30 vjetori i PS, sot socialistët mbledhin Kongresin e Jashtëzakonshëm

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 30 vjetorin e themelimit të saj. Sot, do të mbahet dhe Kongresi i Jashtëzakonshëm i kësaj force politike,...

Përvjetori i 30, Rama uron socialistët dhe bën një premtim

Kreu i PS-së, Edi Rama ka uruar sot të gjithë socialistët në përvjetorin 30-të të kësaj force politik. Me një postim në Facebook, Rama premton...

Fantazma e Millosheviçit në PD

Nga Frrok Çupi Në Partinë Demokratike ka rënë bomba, por këta po bëhen gati për zgjedhje. Njësoj si në përrallën ballkanike ku tregohet se si...

Lajme të tjera

Web TV