Dita e Shna Ndout mbledh në Laç besimtarët (VIDEO) 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

12 dhe 13 qershori mblodhi në kishën e Shna Ndout në Laç mijëra besimtarë, të cilët kremtuan festën e këtij shenjti. Të mbledhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, besimtarët nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, për të kaluar natën pranë kishës së Shna Ndout.

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, përfaqësues të kishës thonë se njerezit janë treguar besnikë ndaj këtij vendi të shenjtë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetëra forca policie, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri 2 autoambulanca dhe personeli mjekësor. Por pavarësisht masave të marra fluksi i lartë i automjeteve krijoi kaos në lëvizje në qytetin e Laçit.

Nata e 12 qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimit për shumë orë dhe u krijua radhë km automjetesh nga autostrada deri në kishën e Shna Ndout.

Kjo situatë u krijua dhe si shkak i punimeve që po kryhen në qytetin e Laçit në kuadër të rindërtimit nga tërmeti, pasi një pjesë e rrugëve janë të bllokuara dhe nuk lëvizet./MCN.tv

 

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV