Harxhi denoncon: Zgjedhjet me probleme të mëdha! Me mijëra anëtarë s’kanë emrat në lista

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edith Harxhi, kandidate në garën për kreun e PD, ka denoncuar disa problematika që po ndodhin në zgjedhjet e sotme. Ajo tha se është shumë shqetësuese fakti që me mijëra anëtarë që kanë qenë aktiv në zgjedhjet e 25 prillit dhe themelues të PD nuk e kanë emrin në listë. Harxhi shtoi se në disa raste po votojnë persona që nuk janë as anëtar të PD dhe nuk kanë as kartë anëtarësie, ndërsa tha se në Kavajë edhe Mat po bëhet votim familjar.

“Një numër i konsiderueshëm anëtarësh që janë kontribues në parti, kanë qenë aktiv në zgjedhjet e fundit dhe themelues të PD nuk kanë votuar se nuk janë në lista. Ka të dhëna nga shumë qendra në vend që kanë probleme. Një tjetër problem është edhe votimi i atyre që nuk kanë emrin në listë dhe nuk kanë kartë anëtarësie dhe po lejohen vetëm me karta identiteti. Ka pasur raste ku ka pasur votim familjar në Kavajë dhe Mat, kjo është e patolerueshme. Më shqetësuese për mua është mosvotimi i mijëra anëtarëve që nuk figurojnë në lista. Ky proces ka probleme të mëdha, por pavarësisht kësaj kërkoj që të gjithë anëtarët të dalin të votojnë masivisht”, tha Harxhi.

Harxhi foli edhe për rastin e fotografimit të votës ku tha se në fakt ajo po ndodh brenda kutive të votimit dhe se kjo është raportuar edhe nga vëzhguesit e saj në qendrat e votimit. Në lidhje me sqarimin e Jemin Gjanës se ato janë fletë votimi jashtë qendrave të votimit, Harxhi tha se kjo minon sërish zgjedhjet pasi fletët e votimit nuk mund të dalin jashtë qendrave të votimit.

Lexo edhe :  Rikja tregon se kush do të marrë çmimin e madh të BBV3

Është vënë re një proces i skanimit dhe fotografimit të fletës së votimit. Gjana tha se këto janë bërë jashtë qendrës së votimit, kjo implikon votimin pasi nuk duhet të ketë fletë votimi jashtë daljes nga qendra, prandaj këto bëhen brenda kutisë së votimit.

Më herët ai që ka denoncuar parregullsitë ka qene edhe Agron Shehaj, i cili tha se zgjedhjet po komprometohen dhe se shumë vëzhgues të tij janë larguar. Edhe Shehaj tha se në Durrës janë shtuar lista të reja votuesish, ndërsa në Devoll dhe Dibër po votohet familjarisht.

Të fundit

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot

Sot, më 19 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.6 lekë. Euro blihet me 100.8 lekë dhe shitet...

Natyra “thyen” luksin, pamjet që u bënë virale nga Dubai i përmbytur (FOTO)

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur pastrimin e rrugëve të përmbytura si pasojë e stuhisë së shiut që përfshiu vendin. Gadishulli Arabik u përball me...

“Luftë SHBA”!/ Ngjela zbërthen skenarin e Metës dhe Kryemadhit pas sulmeve ndaj SPAK

Avokati dhe analisti Spartak Ngjela në një studio televizive dje ka folur lidhur me deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj...

Izraeli nis hakmarrjen, sulmon me dronë dhe raketa Iranin

Izraeli, ka lëshuar mëngjesin e së premtes, raketa në një sulm hakmarrës kundër Iranit. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i lartë për televizionin amerikan,...

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme

Pellgu i Mesdheut tashmë po ndikohet nga një masë ajri e ftohtë, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. Në vendin tonë moti do...

Lajme të tjera

Web TV