Manastirliu ndjek punimet në qendrën shëndetësore të Ishmit/ Ja sa qendra hapen më 15 qershor

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të Ishmit, në Durrës, e cila po ndërtohet nga e para, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

 

“Kjo qendër u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe nuk mund të rehabilitohej, ndaj siç e premtuam, kjo qendër po ndërtohet e re, më e bukur dhe më e fortë, me mbështetjen e partnerëve tanë të qeverisë zvicerane, në kuadër të programit të rindërtimit. Qendra e re do të përfundojë dhe do të jetë funksionale brenda këtij sezoni turistik”, tha Manastirliu. 

 

Duke theksuar se qendra e Ishmit do të shërbejë për 8 mijë banorët e kësaj zone por edhe për turistët, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se 29 qendra shëndetësore verore do të hapen me 15 qershor.

 

“Përgatitemi për hapjen e qendrave shëndetësore verore. Dhe prej datës 15 të këtij muaji do të hapim 29 qendra shëndetësore verore përgjatë gjithë vijës bregdetare por edhe në zonat turistike malore”, deklaroi Manastirliu.

Nga Ishmi, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit janë finalizuar protokollet për sezonin turistik dhe apeloi për zbatimin rigoroz të tyre, me qëllim parandalimin e COVID-19.

 

“Kemi finalizuar me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit protokollet e reja shëndetësore anticovid sa i përket sezonit turistik. Dhe në këto protokolle janë përcaktuar të gjitha ato masa anticovid, të cilat do të vijojnë të mbeten për të gjithë subjektet akomoduese, aktivitetet e biznesit, të bareve, restoranteve. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nga Inspektoriati Shëndetësor dhe Inspektoriatet e tjera të Task-Forcës, me synim për të kufizuar përhapjen e Covid19”, tha Manastirliu.

 

Duke theksuar se jemi në një situatë të mirë epidemiologjike, Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë apel sërish qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe vijojnë të respektojnë rregullat antiCOVID.

Lexo edhe :  Lufta kundër krimit të organizuar / 27 hetuesit e BKH nisin trajnimin në Itali

 


Të fundit

Shkon të votojë për kreun e PD/ Edvin Kullurin e ‘përjashtojnë’: Nuk kisha emrin në listën e votuesve

Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri në një shënim në rrjetet sociale thotë se nuk kishte emrin në...

Vijon procesi i votimit në PD, pamje nga Dega 13 në Tiranë

Vijon procesi i votimit në Partinë Demokratike. Anëtarët e së djathtës do të zgjedhin midis Fatbardh Kadillit, Edit’h Harxhit, Agron Shehajt ose Lulzim Bashës...

Shpalli Berishën “non-grata”/ Sekretari Amerikan Blinken do të takohet me kryeministrin Rama

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili po shoqëron presidentin e SHBA në turin e tij në Europë do të takohet edhe me...

Harxhi denoncon: Zgjedhjet me probleme të mëdha! Me mijëra anëtarë s’kanë emrat në lista

Edith Harxhi, kandidate në garën për kreun e PD, ka denoncuar disa problematika që po ndodhin në zgjedhjet e sotme. Ajo tha se është...

Macron u godit me shuplakë/ Politikani tjetër francez përlyhet me miell( Video)

Kandidati në zgjedhjet presidenciale të Francës Jean-Luc Mélenchon, , ka përjetuar një moment të sikletëshëm, kur gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar...

Lajme të tjera

Web TV