Mbyllet procesi i votimit në Partinë Demokratike, ja kur shpallet fituesi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike. Sipas informacioneve nga PD, 76 qendrat e votimit në të gjithë vendin, pritet që të kenë marrë pjesë rreth 60% e demokratëve.

Tashmë në qendrat e votimit do të vijoi pjesa e numërimit, që parashikohet sipas rregullores pas 30 minuta nga fundi i votimit.

Por kur do të shpallet fituesi?  

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Jemin Gjana u shpreh më herët se në 3-4 orët e para pas përfundimit të votimit për kryetar do të ketë një të dhënë operative për rezultatin, por rezultati përfundimtar do të jepet vetëm paraditen e së hënës.

‘’Një të dhënë operative tek 3-4 orët pas mbylljes së votimit. Do presim deri nga mesnata degët që janë afër, të presim materialet, degët që janë shumë larg, Tropoja, Saranda, Kolonja, etj do i presim ti sjellin nga orët e para të mëngjesit. Porosia është që ti shqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve. Nesër paradite shpallet fituesi. Orën nuk e jap dot.’’- tha Gjana./GSH


Të fundit

Mbyllet procesi i votimit në Partinë Demokratike, ja kur shpallet fituesi

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike. Sipas informacioneve nga PD, 76 qendrat e votimit...

Koordinim SHBA-Shqipëri për teknologjinë 5G, firmoset marrëveshja! Rama: Rama: Ftoj vendet e Rajonit të na bashkohen

Qeveria shqiptare miratoi 2 vite më parë memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë amerikane për sigurinë 4G dhe 5G. Në vendimin e miratuar nga qeveria shqiptare...

Pa ‘iu dridhur fare qerpiku’, Genc Pollo filmon votën për kreun e PD në mes të Tiranës! (Video)

Fotografimi apo filmimi i votës për ta shfaqur më pas tek persona të tjerë është një dukuri që ka ndodhur ndër vite në Shqipëri....

Horror/ 35-vjeçari vret 2 fëmijë dhe një person tjetër, izolohet në banesë dhe pas tre orësh…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 35-vjeçar ka sulmuar me armë duke lënë dy fëmijë të vdekur dhe një të...

S’gjen emrin te lista e votuesve, anëtari i PD godet me grusht sekretarin organizativ të degës (Video)

Partia Demokratike është duke zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, por shumë anëtarë të kësaj force politike kanë denoncuar se nuk e...

Lajme të tjera

Web TV