Ndërtonin pa leje në Darzezë, policia e Fierit arreston 4 persona

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka arrestuar katër persona pasi kryenin ndërtime pa leje në plazhin e Pishë-Poros, në Darzezë.


Në pranga ka rënë administratori i lokali, 45-vjeçari Xh. H., banues në Tepelenë, 47-vjeçari G.T., 41-vjeçari A.K., dhe 28-vjeçari E.S të tre këtë të fundit banues në Fier.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Fier/Informacion

Kryenin ndërtim pa leje në plazhin e Pishë-Poros, bien në prangat e Policisë katër shtetas.

Arrestohet në flagrancë administratori i një lokali në plazhin Pishë-Poros dhe 3 shtetas që po kryhenin punimet pa leje në tokë publike plazh.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjatë kontrollit të territorit në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë, kanë konstatuar një ndërtim që po kryhej pa lejen e autoriteteve kompetente.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” i shtetasit Xh. H., 45 vjeç, banues në Tepelenë (Administratorë i lokalit).

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, shtetasit G. T., 47 vjeç, A. K., 41 vjeç dhe E. S., 28 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë, u kapën në flagrancë duke bërë një ndërtim pa leje me derdhje betoni në tokë publike plazh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme

Të fundit

Ndërtonin pa leje në Darzezë, policia e Fierit arreston 4 persona

Policia e Fierit ka arrestuar katër persona pasi kryenin ndërtime pa leje në plazhin e Pishë-Poros, në Darzezë. Në pranga...

Përplasi të moshuarin me makinë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Një i moshuar është përplasur sot nga një makinë në Durrës Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë A. A., 30 vjeç, banues në Durrës,...

Transportonte ilaçe ilegalisht, arrestohet 30-vjeçari në Kakavijë

Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të kontrabandës me medikamente mjekësore, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin...

Futbollisti danez humb ndjenjat në fushë/ Ja fotot që “përlotën” botën

Plagosja e mesfushorit danez, Kristian Eriksen në ndeshjen e tretë të këtij Kampionati Europian, ka tronditur mbarë botën. Futbollisti humbi ndjenjat ndërsa mjekët i bënë...

Epidemiologu për Covid-19: Zhdukja e plotë e sëmundjes nuk ka gjasa të ndodh

Eksperti i epidemiologjisë i intervistuar nga Euronews përjashtoi mundësinë e zhdukjes së COVID-19, por shtoi se sikurse gripet para pandemisë mund të bëhet një...

Lajme të tjera

Web TV