S’gjen emrin te lista e votuesve, anëtari i PD godet me grusht sekretarin organizativ të degës (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike është duke zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, por shumë anëtarë të kësaj force politike kanë denoncuar se nuk e kanë gjetur emrin në listat e votuesve. Një incident lidhur me këto raste është regjistruar në qytetin e Maliqit.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se një anëtar i PD-së, lidhur me heqjen e emrit të tij nga lista e votuesve ka bërë përgjegjës sekretarin organizativ të degës, duke u konfliktuar fizikisht me këtë të fundit.

Ai e godet me grusht dhe e ofendon me fjalor banal, teksa janë të pranishëmit aty që i ndajnë që sherri të mos degradojë më keq.

Deri në orën 16:00, sipas kreut të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, kishin votuar 33 mijë e 47 demokratë, ose 44% e anëtarësisë së PD-së. Në garë janë 4 kandidatët: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Të fundit

Protesta e opozitës/Policia arreston të riun që plagosi me lëndë piroteknike tre efektivë

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera për identifikimin dhe kapjen e personave që hodhën lëndë piroteknike...

Punonjësi i burgut të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore, kërkon apeli për ndihmë

ELBASAN-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka apeluar për ndihmë, pasi një punonjës në burgun e Elbasanit Mentor Sopjani, i cili po përballet me një sfidë të...

1 lugë vaj ulliri në ditë kundër kollës dhe problemeve të grykës

Hipokrati, i njohur si Babai i Mjekësisë, e përshkruante vajin e ullirit si lëngu më i mirë terapeutik për shëndetin e njeriut. Ai e rekomandonte...

Vetëm dy orë nga nisja e procesit/ Cënuan lirinë e votës, ndalohen pesë persona në Kosovë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në dy raste të ndryshme ka ndaluar pesë persona mbi dyshimin për “cenim të përcaktimit të lirë...

Qyteti i Gjirokastrës,ofron monumente madhështore që u kanë mbijetuar ndërhyrjeve moderne

Ne po humbasim mijëra vende historike të mahnitshme pa i vizituar, mes tyre janë disa nga thesaret e harruara shqiptare, shkruan Nick Trend në...

Lajme të tjera

Web TV