Shpalli Berishën “non-grata”/ Sekretari Amerikan Blinken do të takohet me kryeministrin Rama

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili po shoqëron presidentin e SHBA në turin e tij në Europë do të takohet edhe me kryeministrin Rama.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë këtë të dielë një takim me kryeministrin Edi Rama në orën 17:30 në Bruksel. Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për vendin tonë, kur në muajin e ardhshëm pritet vendimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Zhvillimet e fundit politike mes Shqipërisë dhe SHBA, kur vetëm 1 muaj më parë DASH vendosi të shpallë “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe disa zyrtarë të korruptar të Bullgarisë.

Lajmin e bën me dije DASH, përmes një njoftimi ku thuhet se takimi do të mbahet sot në Bruksel.

Së fundmi, presidenti Joe Biden firmosi një urdhër ekzekutiv për të ndëshkuar ato zyrtarë apo ish-zyrtarë që destabilizojnë Ballkanin, duke përfshirë në mënyrë eksplicide dhe Shqipërinë. Atyre sipas këtij urdhri ekzekutiv do t’u sekuestrohet pasuria dhe që njihen se janë përfshirë në aferat korruptive.

Axhenda e Sekretarit Antony J. Blinken

Sekretari Blinken shoqëron Presidentin Biden gjatë udhëtimit në Cornwall, Mbretëria e Bashkuar; Bruksel, Belgjikë; dhe Gjenevë, Zvicër.

17:30 pasdite Sekretari Lokal Blinken takohet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Bruksel, Belgjikë.


Të fundit

Shpalli Berishën “non-grata”/ Sekretari Amerikan Blinken do të takohet me kryeministrin Rama

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili po shoqëron presidentin e SHBA në turin e tij në Europë...

Harxhi denoncon: Zgjedhjet me probleme të mëdha! Me mijëra anëtarë s’kanë emrat në lista

Edith Harxhi, kandidate në garën për kreun e PD, ka denoncuar disa problematika që po ndodhin në zgjedhjet e sotme. Ajo tha se është...

Macron u godit me shuplakë/ Politikani tjetër francez përlyhet me miell( Video)

Kandidati në zgjedhjet presidenciale të Francës Jean-Luc Mélenchon, , ka përjetuar një moment të sikletëshëm, kur gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar...

Prekëse/ Qeni ndjek me shpejtësi ambulancën ku ndodhej pronarja, nuk resht derisa arrin në spital (Video)

Thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut pasi kjo kafshë shtëpiake krijon një lidhje të veçantë me pronarin e saj. I tillë...

Ditëlindja e Roza Latit/ Moderatorja uron veten toples

Roza Lati ka publikuar setin e ri fotografik ku shfaqet mahnitëse, pa pjesën e sipërme të bikinit . Me rastin e 33-vjetorit të ditëlindjes së...

Lajme të tjera

Web TV