Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Shehaj akuza për procesin e votimit: Po përjashtojnë vëzhguesit e mi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka thënë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, se vëzhguesit e tij kanë konstatuar një sërë parregullsish në disa degë të vendit, ku po zhvillohet procesi i votimit.

Ai fton demokratët që të votojnë, përtej presionit dhe parregullsive, në mënyrë që sipas tij, të mbrohet vota dhe besueshmëria e Partisë Demokratike. Sipas Shehajt, në Devoll e Dibër, po lejohen demokratët për të votuar masivisht.

Shehaj e përmbylli shkrimin e tij duke thënë se votimet në PD kanë filluar me një standard të ulët demokrat, e i bën thirrje komisionerëve dhe drejtuesve të partisë që zgjedhjet të mos kthehen në një farsë elektorale.

“Jemi duke monitoruar më vëmendje gjithë procesin zgjedhor. Inkurajojmë të gjithë përfaqësuesit dhe mbështetësit tanë që pavarësisht parregullsive dhe presioneve, të japin maksimumin për të mbrojtur votën e demokratëve dhe besueshmërinë e Partisë Demokratike.
Ne jemi duke mbledhur fakte e të dhëna për të gjitha shkeljet dhe parregullsitë. Fatkeqësisht, më duhet të them se, në një pjesë të madhe të vendeve të votimit vëzhguesit e mi po përjashtohen, po ndalohen apo po pengohen që të monitorojnë procesin.

Në degët 5, 10 dhe 15 në Tiranë vëzhguesit e mi janë përjashtuar ose nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e votimit. Procesi i votimit në këto degë po komprometohet rëndë, sepse po zhvillohet pa praninë e vëzhguesve tanë dhe po administrohet nga përfaqësuesit e një kandidati.

Gjithashtu, në degët e mëposhtme, vëzhguesit e mi të pranishëm po mbahen larg dhe nuk po iu lejohet që të verifikojnë nëse ata që po votojnë kanë të drejtë të votojnë apo jo. Pra nëse janë në lista apo kanë kartë anëtarësie.
Kjo gjë po ndodh aktualisht në degët 2, 7, 12, 16 të Tiranës, në Delvinë, Patos, Devoll, Shkodër, Librazhd, Dibër, Berat. Madje në Devoll dhe Dibër po i lejojnë të votojnë masivisht pa asnjë kontroll.

Lexo edhe :   Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Voton Basha

Vëzhguesit tanë nga terreni kanë evidentuar se janë mijëra anëtarë të Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga lista e përgatitur nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve i PD-së.

Së fundmi, na njoftuan që në Durrës kanë shtuar një listë të re votuesish përveç listës që është dërguar nga selia qendrore në Tiranë.
Votimet në PD kanë filluar me një standard demokratik shume të ulët. Iu bëj thirrje komisionerëve dhe drejtuesve të partisë të mos i kthejnë zgjedhjet në një farsë elektorale.

Iu bëj thirrje demokratëve të thjeshtë që të luftojnë për votën e tyre dhe të mos lejojnë askënd që t’u heqë të drejtën për të votuar”, shkruan Shehaj.


Të fundit

 Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Shehaj akuza për procesin e votimit: Po përjashtojnë vëzhguesit e mi

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka thënë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, se vëzhguesit e tij...

 Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Voton Basha

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka votuar sot për kryetarin e ri të PD, ku në garë është edhe vetë përballë tre...

Ndërtimet pa leje/ Arrestohen pronarët e lokaleve të ndryshme në Tiranë

Aksioni për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje është shtrirë edhe në Tiranë, ku janë zbuluar dhe parandaluar 2 raste të...

Manastirliu ndjek punimet në qendrën shëndetësore të Ishmit/ Ja sa qendra hapen më 15 qershor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të Ishmit, në Durrës, e cila po ndërtohet nga e...

E rëndë/ Burri grushton gruan e tij shtatzëne në mes të rrugës (Video)

Një video e rëndë ku shihet një burrë teksa dhunon barbarisht gruan e tij shtatzëne është bërë virale. Në pamjet e publikuara shihet burri i...

Lajme të tjera

Web TV