Aksidentoi 23-vjeçaren dhe i këputi këmbën, ‘arrest me burg’ për djalin e ish- zv. drejtorit të Policisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Gjykata ka caktuar ditën e sotme masën “arrest me burg”, për 19-vjeçarin, Jehon Breçanin, djalin e ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Aksidenti u regjistrua 4 ditë më parë, ku si pasojë e humbjes së kontrollit, Breçani, drejtuesi i automjetit ka përplasur 23-vjeçaren Xhesina Gega e cila ka mbetur pa njërën këmbë dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

23-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar kur 19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip “Benz”, që i jepte me shpejtësi duke e përplasur të renë dhe duke i këputur njërën këmbë e duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares u bë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra.

Jehon Breçani humbi kontrollin e makinës dhe u përplasur fillimisht me murin,  më pas me një pemë dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar.

 


Të fundit

Aksidentoi 23-vjeçaren dhe i këputi këmbën, ‘arrest me burg’ për djalin e ish- zv. drejtorit të Policisë

Gjykata ka caktuar ditën e sotme masën “arrest me burg”, për 19-vjeçarin, Jehon Breçanin, djalin e ish-zëvendësdrejtorit të Policisë...

Aeroplani ushtarak i prishur mbartet në shpinën e një Boeing 747, ndodh e papritura (Video)

Një aeroplan ushtarak c-17 është prishur në ajër. Në ndihmë i ka ardhur Boeing 747 duke bërë manovra. Aeroplanët janë ulur me sukses por kanë...

Akuzohet për organizatë kriminale dhe grabitje në Itali, arrestohet 41-vjeçari në Rinas 

Arrestohet në Rinas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, Baftjar Qosja (Baftjar Skarra) 41 vjeç i kërkuar në Itali për grabitje me armë dhe pjesëmarrje në organizatë...

Arsyet përse njerëzit bëhen më gjaknxehtë kur ngrohet koha

Njerëzit natyrshëm i gëzohen ardhjes së pranverës, për arsye të ndryshme. Dita është më e gjatë dhe njerëzit kalojnë më shumë kohë me miqtë dhe...

Samiti i G7/ Kina: Ndaloni ndërhyrjen në punët tona të brendshme 

Kina ka akuzuar G7 për "manipulim politik" pasi kritikoi Pekinin për një sërë çështjesh. Në një deklaratë të përbashkët në fund të samitit tre-ditor, udhëheqësit...

Lajme të tjera

Web TV