Basha flet pas fitores: Kam një mesazh për tre kandidatët që kisha përballë

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Pas fitores së garës për një mandat të tretë në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një mesazh për mbështetësit.

“Në fund të kësaj gare ne nuk gëzojmë për fitoren e një kandidati apo zgjedhjen e një kryetari të ri, por, të gjithë bashkë, ne kremtojmë vlerat që na bashkojnë, vlerat mbi të cilat ngrihet kjo familje e madhe politike. Ato të garës, të lirisë dhe të meritokracisë.

Që sigurisht ne duhet dhe do t’i përsosim edhe më shumë në muajt në vijim. Edhe njëherë faleminderit nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm. Po ashtu falenderoj me mirënjohje për mbarëvajtjen e këtij procesi komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit. Përkushtimi juaj meriton vetëm respekt!” – tha Basha që u ka dërguar një mesazh edhe rivalëve të tij në këtë garë.

“Mirënjohja ime shkon edhe për 3 kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi” – tha Basha.


Të fundit

U plagos në lokalin e Noizyt, Ardit Kërtusha: Atentati do kryhej nga vrasës me pagesë

Zbardhet dëshmia e Ardit Kërtushës. Burimet bëjnë me dije se Kërtusha mohon që ngjarja të ketë ndodhur për motive...

“Kemi mbetur pa lidership në nivel lokal”/ Rama: Procesi duhet të përfundojë në vjeshtë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në takimin e Këshillit koordinues të qarkut Tiranë, takim i mbajtur në kuadër të zgjedhjes së strukturave...

Borrell: Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë para përfundimit të presidencës franceze

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell ka bërë një deklaratë për mediat pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së ku ka kërkuar...

Demokrati nga Kukësi i shpreh dashurinë Berishës: Të kam në zemër, me ty deri në vdekje

Gjatë takimit të Berishës në Kukës, njëri prej mbështetësve të tij i ka shprehur dashurinë. Ai i tha Berishës se atë e thërrasin Muharrem...

CNN mbi “rusifikimin” e sistemit arsimor të Ukrainës: Nën tytën e automatikut ata…

Kur ushtarët rusë të maskuar plaçkitën shtëpinë e Ninës në Ukrainën verilindore në orën 6 të mëngjesit të një dite në fund të prillit,...

Lajme të tjera

Web TV