Humbi garën për kryetar të PD-së/ Kadilli: Unë s’jam Luli, e pranoj rezultatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa pritet që PD të shpallë rezultatin përfundimtar për fituesin e zgjedhjeve të kreut të partisë, që do t’i sigurojë Lulzim Bashës mandatin e 3, kandidati Fatbardh Kadilli ka pranuar humbjen.

“Jam krenar që në partinë time ndeza shkëndijën e parë të garës më shumë se një garë ishte një sfidë, falë kësaj sfide demokratët patët mundësinë të mos shkonin symbuullur drejt mandatit të 3. Ata që votuan dhe bojkotuan kanë dhënë mesazhe dhe kanë marrë përgjegjësi për zgjedhjen e tyre. Skjam këtu për të përligjur mandatin tim dhe as fitoren publicitare të lulit.

Pabarazi burimesh financiare. Patë një kryetar që nuk lëshoi zyrën, patë deputetë dhe kryetarë degësh… Patë tu zvogëlohej lista e anëtravëve, të gjitha sna bëjnë nder na bëjnë të pazotë në sytë e shqiptarëve për përgjegjesite qe na presim. Ofruam një garë por jo standarde. Brenda partisë zgjedhjet ishin më keq se ato parlamentare. Megjithatë unë nuk jam luli unë e pranoj këtë rezultat dhe vendimin e demokratëve.

Ato qindra vota që mbështetën kandidimin tim janë fitili…. Unë nuk iki nuk dorëzohem nuk krijoj parti të re, do vijoj me këmbëngulje këtë projekt kryengritjeje, vetëm kështu demokratët do të kenë një parti të tyre dhe vetëm kështu politika bëhet e vërtetë”, tha Kadilli.

Nga rezultatet e deritanishme, Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend.

Të fundit

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit

Një video e pazakontë është shpërndarë në rrjetet sociale. Një qytetar ka kapur përmes telefonit të tij, momentin teksa...

Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës, Berisha dhe leksioni Veliaj për të tre

Nga Lorenc Vangjeli Eshtë e pamundur t’i shpjegosh një “alieni” që vjen për herë të parë në Tiranë, se çfarë po ndodh me politikën në...

Rama: Nis puna për investime të reja në pesë shkolla në Shkodër

Kryeministri Edi Rama njofton se së shpejti do të çelen investimet e shumëpritura në pesë shkolla në qytetin e Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetin...

Fifi dhe Sara zbulojnë kodet për lojën që familjarët u dërgonin në “BB” përmes rrobave

Të pyetura nga moderatorja Bora Zemani nëse kishin vendosur me familjarët kode apo sinjale që do t’u tregonin sesi ishin në lojë, ato treguan...

Një javë pa adresë, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në Durrës

Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre këtë të shtunë në Policinë...

Lajme të tjera

Web TV