“Kam qenë e dënuar”, Remzie Osmani tregon si i shpëtoi burgut

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Këngëtarja e dashur për publikun, Remzie Osmani, së fundmi ka dhënë një intervistë përballë Artan Telakut, ku tregoi se për shkak të këngëve patriotike në moshën 14 vjeçare kishte rrezikuar burgun nga regjimi i asaj kohe, por që kishte paguar gjobat dhe nuk ishte burgosur.

“Unë kam qenë e dënuar për këngë nacionaliste si një 13-vjeçare pa i mbushur akoma 14-të dhe kam paguar me të holla, përkthyer me vlerën e parasë tani. E kam paguar me 4 mijë euro dënimin tim në atë kohë kur u dënuan koleget e mia dhe shumë antarë të shoqërisë përfunduan në burg dhe unë e pagova me të holla”– është shprehur Remzie Osmani.

Kujtojmë se para disa ditësh ajo ka reaguar ndaj lajmeve që kanë qarkulluar këto ditë se ajo do të këndojë në dasma për minimumi nëntë mijë euro. Nëpërmjet profilit të saj në “Facebook” artistja ka deklaruar se këto janë shpifje dhe ka paralajmëruar se do të nisë paditë gjyqësore për të gjithë ato që nxjerrin informacione të rreme duke përdorur emrin e saj.

Postimi i plotë i këngëtares:

“Reagim ndaj shpifjeve që janë bërë ndaj meje nga disa portale!

Në ditet e fundit, disa portale online kanë publikuar lajme të pavërteta, se kinse unë paskam thënë se këtë vit do të këndoj në dasma vetëm për shumën 9 mijë euro. Me përgjegjësi dhe sinqeritet të plotë ju them se publikimet e tilla janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Këto publikime bëhen për klikime dhe përfitime pasurore të këtyre portaleve, si dhe me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit tim që kam krijuar për shumë vite si këngëtare.


Të fundit

“Kam qenë e dënuar”, Remzie Osmani tregon si i shpëtoi burgut

Këngëtarja e dashur për publikun, Remzie Osmani, së fundmi ka dhënë një intervistë përballë Artan Telakut, ku tregoi se...

Reforma në Drejtësi/ Balla: Ka përfunduar koha kur njerëzit emëroheshin nga politika

Deputeti Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit vlerësoi ecurinë e Reformës në Drejtësi, ku tha se koha kur prokurorët e përgjithshëm emërtoheshin si horra...

Trafikonte lëndë narkotike, arrestohet 31-vjeçari nga Memaliaj

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike të ndarë në doza. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me...

Protesta e maturantëve/ MASR analizon pyetjet e testit të Matematikës, ja çfarë thotë Kushi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka reaguar përmes një video-mesazhi në lidhje me shqetësimin e maturantëve për testin e matematikës. MASR...

Britania shtyn lehtësimin e masave anti-Covid

Shumica e rregullave aktuale të Covid-19 do të qëndrojnë në fuqi për katër javët e ardhshme dhe pas heqjes së izolimit të planifikuar më...

Lajme të tjera

Web TV