Mbërrijnë në Rinas 11,700 vaksina Pfizer kundër Covid-19/ Rama: Në total mbi 967 mijë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kanë mbërritur në aeroportin “Nën Tereza” në Rinas 11,700 vaksina Pfizer. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan ën Facebook se numri total i vaksinave të mbërritura në vend ka shkuar në mbi 967 mijë

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan Rama.

Kjo është ngarkesa e dytë me vaksina kundër COVID që mbërriti sot në vend, ku paradite erdhën 20 mijë doza të AstraZeneca, dhuratë e qeverisë së Greqisë.

Deri tani në vendin tonë janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

Ndërkohë, pandemia në vend duket se po shkon drejt fundit, ku në 24 orët e fundit u regjistruan vetëm 2 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë.


Të fundit

Mbërrijnë në Rinas 11,700 vaksina Pfizer kundër Covid-19/ Rama: Në total mbi 967 mijë

Kanë mbërritur në aeroportin "Nën Tereza" në Rinas 11,700 vaksina Pfizer. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi...

Paralajmërimi i Mero Bazes: Zgjedhjet e vërteta në PD do të mbahen në shtator

Lulzim Basha vendosi të mos ikte. Të tjerat janë procedurë e parëndësishme për kulturën e një partie, që nuk ka pasur kurrë garë. Ndaj...

Ronaldo s’e sheh dot me sy Coca Colën, e zhduk nga tavolina dhe vendos ujin (Video)

Cristiano Ronaldo dihet që kur flitet për dietë dhe gjëra që duhet të konsumohen, është i fiksuar në maksimum dhe shpesh e ka thënë...

I rrethuar nga RENEA dhe me pranga në duar/ Momenti i arrestimit të Edison Begajt në Lungomare (Pamjet)

Pasditen e sotme në Lungomare është arrestuar Edison Begaj, 38-vjeçari nga Vlora që më 29 maj mbeti i plagosur nga një person i cili...

E rëndë/ Përmbytet anija! 25 emigrantë humbin jetën, 175 rezultojnë të zhdukur

Një anije me 160-200 njerëz u përmbys rreth 18 milje detare larg brigjeve të al-Moka, sipas një zyrtari lokal. Si pasojë e përmbysjes humbën...

Lajme të tjera

Web TV