Protesta e maturantëve/ MASR analizon pyetjet e testit të Matematikës, ja çfarë thotë Kushi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka reaguar përmes një video-mesazhi në lidhje me shqetësimin e maturantëve për testin e matematikës.

MASR menjëherë pas provimit të matematikës ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

Ministrja Kushi në përfundim të kësaj analize shprehet se:
“Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”.

Ministrja gjithashtu nënvizon se pas përfundimit të procesit të Maturës Shtetërore 2021, MASR do të bëjë një analizë të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të gjithë procesit të maturës, akteve rregullatore për këtë proces dhe administrimin e tij. Ajo u ka uruar të gjithë maturantëve shumë suksese në provimin me zgjedhje të ditës së nesërme!

Të fundit

Izraeli mori hak ndaj Iranit, ja çfarë ndodhi papritur me çmimin e naftës

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e...

Nëna rreh fëmijët e mitur, ish-bashkëshorti e kallëzon në polici

Një 28-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë, pasi ish-bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të mitur. Xh.M.,...

Nxehen ‘gjakrat’/ Protestuesit hedhin molotov, përfshihet nga flakët Bashkia e Tiranës

Nxehen ‘gjakrat’ para Bashkisë së Tiranës, atje ku po mbahet protesta e opozitës. Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar një zjarr të...

Rrethohet Bashkia e Tiranës, protestuesit hedhin mollë dhe bojë në drejtim të godinës

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës. Para godinës shihet se ka forca të shtuara...

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Pazari i Ri sjell në datat 19-20-21 prill një përvojë unike, që vetëm Funky Days&Nights ofron. Plot tre ditë e net të ngrohta të...

Lajme të tjera

Web TV