Shkoi të mblidhte rigon, gjendet i vdekur 72-vjeçari në Lukovë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një i moshuar 72-vjeçar është gjetur i pajetë sot në vendin e quajtur “Ura e Honit”, në Himarë. Mësohet se viktima është Diogjen Boçi, banues në Lukovë.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se ai ditën e djeshme, ishte larguar nga shtëpia dhe ishte ngjitur në mal, për të mbledhur rigon. Paraprakisht mësohet se në trupin e 72-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

Mirëpo ndryshe raportojnë mediat lokale, sipas të cilave i moshuari ka rënë nga shkëmbi dhe është lënduar, në pamundësi për të marrë ndihmën e parë nga dikush, pasi ishte vetëm, ai ka humbur jetën.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa pritet të bëhet autopsia, në mënyrë që të përcaktohet i saktë shkaku i vdekjes së të moshuarit.

 


Të fundit

Shkoi të mblidhte rigon, gjendet i vdekur 72-vjeçari në Lukovë

Një i moshuar 72-vjeçar është gjetur i pajetë sot në vendin e quajtur “Ura e Honit”, në Himarë. Mësohet...

Pësoi atak kardiak në fushë, flet për herë të parë Christian Eriksen

Bota e futbollit përjetoi një moment ankthi dy ditë më parë për shkak se Christian Eriksen u rrëzua papritur në mes të fushës duke...

Inteligjenca amerikane paralajmëron: Rrjedhja bërthamore në Kinë mund të shkaktojë katastrofë

Një stacion bërthamor kinez është duke rrjedhur gaz radioaktiv dhe mund të shkaktojë një katastrofë të madhe, thotë raporti sekret i inteligjencës amerikane. Centrali Bërthamor...

Tërmeti 4.1 ballë trondet kufirin shqiptaro-grek

Një tërmet është regjistruar pak më parë pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Tërmeti ka qenë me magnitutë 4.1 të shkallës rihter, ndërsa thellësia fokale...

Mori mbi 6000 vota/ Agron Shehaj reagon për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve për kryetar partie

Agron Shehaj nuk mundi të fitonte garën për kryetarin e PD, ndërsa pas zyrtarizimit të fitores së Lulzim Bashës ka reaguar me një falënderim...

Lajme të tjera

Web TV