Basha braktiset nga anëtarësia, 21 mijë vota më pak se 2017-ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Lulzim Basha u konfirmua sërish në krye të Partisë Demokratike. Dje Basha është shpallur zyrtarisht fitues me 32882 vota, ndërsa pas tij më shumë i votuar ka qenë kandidati kundërshtar Agron Shehaj. Ditën e djelë doli për të votuar antarësia e Partisë Demokratike, ku për kandidatët kanë votuar vetëm 54 për qind e anëtarësisë. Dhe sipas burimeve, ata që nuk dolën të votonin janë pikërisht të zhgënjyerit nga Basha, të cilët edhe pse me votë kundër nuk mundnin dot të sillni një emër të ri për Partinë Demokratike. Krahasuar me vitin 2017, ku Basha ishte në garë vetëm me Eduard Selamin, ky i fundit i kthyer pas 17 viteve në Tiranë, ka arritur të marrë më shumë vota se Selami duke e konfirmuar atë kryetar për një mandat të dytë. 53931 vota ishin për Bashën, ndërsa për Selamin 5136. Duke i krahasuar me zgjedhjet e ditës së dielë, Basha ka humbur 21.100, duke treguar në 2021 se zhgënjimi nga demokrarët ka qenë më i madh. Asaj kohe, gjatë procesit të votimit dhe të numërimit ka pasur probleme, të cilat ndodhnin për të favorizuar Lulzim Bashën, i cili u miklua mirë nga “babai i tij politik” Sali Berisha. Krahasimi i shifrave mes dy mandateve të Bashës tregon se demokratët anëtarë nuk janë të kënaqur me politikën dhe teknikat që Basha po përdor brenda Partisë Demokratike por edhe në arenën politike shqiptare. Edhe pse Basha e ka quajtur një “masakër zgjedhore” zgjedhjet e 25 prillit, më 13 qershor ai doli me një deklaratë duke e kosideruar këto zgjedhje, test brenda PD-së. Megjithatë të tre rivalët e Bashës janë ankuar për proces të parregullt dhe të pabarabartë.

 

Zgjedhjet e 2013

 

Lulzim Basha ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës në kohën kur kandidoi për kryetar të Partisë Demokratike përballë të ndjerit Sokol Olldashi. Për herë të parë u materializua mënyra e votimit “një anëtar, një votë”. Sigurisht që Basha pati një ndikim absolut nga kryeministri i dorëhequr në 2013 Sali Berishës. Ky i fundit me humbjen e zgjedhjeve të përgjithshme, përballë Ramës, pas një fjalimi pas humbjes, deklaroi edhe largimin e tij si drejtues i Partisë Demokratike, duke mbështetur figurën e Bashës, por pa dalë publikisht, duke përdorur të gjithë strukturat dhe influencën e tij të padiskutueshme. Përballë Bashës në zgjedhjet e 2013 qendronte Sokol Olldashi, i cili ishte brenda strukturave të Partisë Demokratike që nga fillimet e saj. Por meqë Bashës ju shtrua “tapeti i kuq” që nga zbritja nga avioni, u konsiderua dukshëm si “i preferuari i padiskutueshëm” i Berishës. Zgjedhjet ishin tërësisht formale dhe Basha arriti të merrte 80.39% të votave të demokratëve përballë Olldashit. Në vitin 2013 Basha mori 32.371 vota, ndërsa në zgjedhjet e fundit ka marrë vetëm 400 vota më shumë. Një pikëpyetje e madhe ka mbetur pas tre zgjedhjesh radhazi në PD. Ndërsa në 2017 Eduard Selami pranoi rezultatin dhe në fund dhanë shtërngimin e duarve, mes Bashës dhe Olldashit nuk ndodhi e njëjta gjë. Asaj kohe Olladashi e quajti procesin e deformuar. “Zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së u bë përmes një procesi të deformuar. Në asnjë çast nuk u qartësua procedura e përgatitjes së listave dhe ato nuk u vunë në dispozicionin tim, gjë që do të thotë që në mënyrë anormale unë garova pa pasur informacion për korpusin e votuesve. Dita e votimit provoi se mijëra demokratë nuk gjeten emrat në listë, ndërsa mijëra të tjerë u anëtarësuan në listën e votuesve në dy javët e fundit. Shpresoj që pas votimit të anëtarësohen në parti. Procesi për të cilën u dhanë të gjitha garancitë se do të ishte jashtë ndikimeve në fakt nuk mbeti në asnjë moment i tillë. Në një mënyrë që dukej e sinkronizuar këshilltarë, drejtues korporatash, kryetarë lokalë u përfshinë në mënyrë të njëanshme, ndërkohë që cilido shfaqi parapëlqime të padëshiruara në favorin tim u pezullua”, tha aso kohe Olldashi në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambientet e Ministrisë së Transporteve, ky ushtronte detyrën e tij si ministër. Sipas Olldashit ishte një energji e tepërt brenda PD e cila duhej të ishte harxhuar më 23 qershor dhe jo më 22 korrik 2013.  “Ky tension i strukturave ishte tërësisht i panevojshëm. Ishte energji e tepërt brenda nesh që duhej të ishte harxhuar më 23 qershor e jo 22 korrik. Ishte gabim”, tha Olldashi, i cili nënvizoi se “kjo nuk ishte garë” dhe nuk përcolli asnjë urim për kryetarin e ri të PD-së, Lulzim Basha. Berisha, pas zgjdhjeve të 22 korrikut, duke prezantuar Bashën si kryetar i ri i PD-së deklaroi se procesi i votimit ishte i rregullt. Sipas tij çdo fletë votimi ka një numër për tu verifikuar dhe ky është i domodoshëm për të ditur sa janë fletët reale apo fletë të tjera. Nga ana e tij, në deklaratën e parë publike Basha falenderoi anëtarët e PD-së për votimin, por dhe Sokol Olldashin për pjesëmarrjen në garë ndërsa shtoi se para ishte një sfidë e madhe dhe do të bënte një opozitë të fortë. Në fakt dështimet e mëtejshme treguan një rënie të njëpasnjëshme të opozitës, por gjithnjë me në krye Bashën që nuk heq dorë nga të qenit kryetar, gati si në pafundësi, por gjithnjë në opozitë. Të dy fituan, Rama qeverinë, Basha partinë. Por vetëm me një ndryshim, Basha konsideron kundërshtarë të tijët.

Lexo edhe :  “3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Basha “anulon” veten, lajmëron konferencë, nis kasetë

“Shqipëria do të fitojë”, kështu i ka falenderuar Lulzim Basha të gjithë demokratët që votuan atë për të qenë sërish në krye të Partisë Demokratike. Konfirmimi i Bashës në krye të selisë blu është shoqëruar nga ana tjetër me pakënaqësi lidhur me procesin zgjdhor. Por edhe pse atakuan gjithë procesin e votimit, duket se kandidatët e kanë pranuar rezultatin pasi u shpall.

Agron Shehaj

Në një mesazh në ‘Facebook’ kandidati Agron Shehaj teksa ka falënderuar demokratët që e kanë votuar, theksoi se ndihet mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me të. “Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë!”, shkruan Shehaj në rrjetin social “Facebook”.

Fatbardh Kadilli

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli, i cili u rendit i fundit në garën për kreun e Partisë Demokratike ka pranuar humbjen përballë Lulzim Bashës. Në një deklaratë për mediat, Kadilli tha se do ta vazhdojë projektin e tij për ringritjen e PD, duke mos hequr dorë. Ai thotë se nuk do të dorëzohet dhe manifestin e tij do ta shpalosë tek të gjitha strukturat e partisë, në mënyrë që siç u shpreh ai ky të bëhet ligj, madje nuk përjashtoi mundësinë që të thërrasë edhe një referendum. “Unë nuk jam Luli, unë e pranoj rezultatin. Manifesti politik për ringritjen e PD është projekti kryesor që demokratët kanë përpara. Me këtë manifest PD mund të ringrihet. Unë nuk iki, unë nuk dorëzohen, nuk krijoj parti të re, por do shpalos me këmbëngulje këtë projekt të ri. Vetëm kështu shqiptaret do të kenë një parti të tyre dhe politike bëhet frymëzim për qytetarin”, tha Kadilli. Ai ka nënvizuar se do të vazhdojë të ketë komunikim intensiv me demokratët. “Basha do të njihet me këtë platformë. Unë kam arritur ta përcjell si mesazh, si ide dhe projekt të ri. Ky projekt kishte propozime konkrete dhe con në një ndryshim rrënjësor të kësaj partie. Jam i bindur që të gjithë demokratët do ta mbështesin dhe unë do ti drejtohem çdo instrument që ky të bëhet ligj në partinë tonë”, tha Kadilli. Kadilli shprehet se nuk e ka uruar Lulzim Bashën për fitoren, pasi sipas tij gara ishte e pabarabartë. “Kjo garë është e pabarabartë, në këto kushte nuk mund ta uroj. Do ta uroja nëse do të dilte fitues nga një garë e barabartë.  Në këtë parti Luli më ka gjetur dhe do më lërë prapa. Në parti vijmë sepse kemi ide, bindje dhe interesa të përafërta” u shpreh Kadilli.

Edith Harxhi

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Edith Harxhi ka falenderuar anëtarët e PD-së për mbështetjen, teksa thotë se asgjë nuk do ta ndalojë në misionin për të reformuar dhe ringritur PD-në. Harxhi shprehet se do të vazhdojë të kërkojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të kërkohet ndalimi i korrupsionit në çdo nivel të jetës. “Natyrisht koha ishte mjaft e kufizuar dhe e pamjaftueshme. Por ky është vetëm fillimi. Sepse, sic ju kam premtuar, unë do të vazhdoj të bashkëbisedoj me ju në cdo cep të vendit për të ringritur të djathtën dhe shpresën. Ne do gjejmë zgjidhjet më të mira për t’i rikthyer Partisë Demokratike vlerat, dinjitetin, forcën dhe rëndësinë e humbur, për t’a ribërë atë përsëri një parti qeverisëse dhe të djathtën Shqiptare konkuruese dhe të fortë”, shkruan Harxhi, duke treguar vendosmëri se gjithë parregullsitë do ti dëshmojë me fakte. “Ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe të ndalim korrupsionin në cdo nivel të jetës. Unë nuk i lë kauzat në mes”, shkruan ajo.

 

 

Të fundit

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

Lajme të tjera

Web TV