Hapen sot 29 qendrat shëndetësore/ Manastirliu: Testi i shpejtë në çdo qendër

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Me çeljen e sezonit turistik në të gjithë vendin, janë hapur edhe qendrat shëndetësore verore që do të ofrojnë shërbim të për turistët nga Thethi në Ksamil. Sot hapen 29 qendrat shëndetësore verore që Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu kishte njoftuar disa javë më parë.

Manastirliu në një postim në facebook shkruan se do të jenë 170 mjekë dhe infermierë të mirëtrajnuar që do të ofrojnë shërbim për turistët gjatë sezonit veror. Risia e këtij viti është së në këto qendra shëndetësore verore do të kryet dhe testi i shpejtë për COVID-19 për turistët që dyshohet të prekur nga ky virus.

“Nga Thethi në Ksamil, hapen sot 29 qendra shëndetësore verore, për një sezon turistik të sigurt.  170 mjekë dhe infermierë të mirëtrajnuar. Barna dhe materiale mjekësore. Test i shpejtë për COVID-19 në çdo qendër shëndetësore verore”, shkruan Manastirliu.

Pas një viti sfidues për mbarë botën për shkak të pandemisë, bregdeti shqiptar është gati të presë pushues të huaj e vendas. Nën sloganin ‘Pusho Shqip” , turistët do të shijojnë jo vetëm ujin e kaltër por edhe për ndërthurjen e relieveve natyrore dhe monumenteve historike e kulturore. Edhe me situatën e pandemisë, Shqipëria renditet në vendet me rrezik të ulët për shkaka të rasteve të pakta të infektimeve dhe vijimit të procesit të vaksinimi masiv pa u ndalur.

 


Të fundit

Me Himnin Kombëtar dhe portretin e Asdrenit/ Banka e Shqipërisë prezanton kartëmonedhën 10 mijë lekshe

Banka e Shqipërisë prezantoi ditën e sotme dy prerje të reja të kartëmonedhave shqiptare, të cilat dalin zyrtarisht në...

Hapen sot 29 qendrat shëndetësore/ Manastirliu: Testi i shpejtë në çdo qendër

Me çeljen e sezonit turistik në të gjithë vendin, janë hapur edhe qendrat shëndetësore verore që do të ofrojnë shërbim të për turistët nga...

I dënuar për trafik droge në Itali/ Spak kërkon konfiskimin e pasurive të Bledar Seferit

SPAK ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit konfiskimin e pasurive të sekuestruara tashmë të Bledar Seferit (alias Hakorja) i cili...

Pamje të rënda/ Shqiptari masakron me shufër hekuri policin grek: Më arrestoi padrejtësisht (FOTOT)

Një shqiptar ka masakruar me shufër hekuri një oficer policie në Greqi, pasi pretendon se e ka arrestuar me pa të drejtë. Fermeri shqiptar u...

E vranë dhe e hodhën në rezervuar, 25-vjeçari qëndroi në hotel me të dyshuarit për vrasjen e tij

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj, i cili u gjet i vrarë në rezervuarin e Gjançit. Burime...

Lajme të tjera

Web TV