Hungaria ndalon librat, reklamat, filmat dhe serialet me përmbajtje homoseksuale

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ligjvënësit hungarezë kanë miratuar këtë të martë një ligj për të ndaluar tekstet me përmbajtje që promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek të miturit.

Ky ligj u miratua nga 157 deputetë, përfshirë edhe deputetët e partisë ultra-konservatore në pushtet.

Në këtë projektligj propozohet edhe ndalimi i reklamave që konsiderohen se promovojnë të drejtat e homoseksualëve.

Të gjitha programet arsimore ose reklamat nga grupe të mëdha në solidaritet me pakicat seksuale dhe gjinore, të tilla si reklama të cilat nxisin thirrje për bojkot nuk do të lejohen më.

E njëjta gjë do të zbatohet edhe për librat, siç është koleksioni i përrallave dhe legjendave që dedramatizojnë homoseksualitetin.  Gjithashtu seri të tilla si “Friends” ose filma të tillë si “Bridget Jones”, “Harry Potter” ose “Billy Eliot”, në të cilat përmendet homoseksualiteti.

Propozimi përfshihet në një projekt-ligj të qeverisë që ndëshkon pedofilinë. Ai tregon se të rinjve nën 18 vjeç nuk mund t’u tregohet përmbajtje pornografike, ose ndonjë përmbajtje që inkurajon ndryshimin gjinor ose homoseksualitetin.

Ky vendim ka ardhur një ditë pasi mijëra njerëz dolën në rrugët e kryqytetit, Budapest, për të denoncuar “propagandën e vazhdueshme” të qeverisë kundër komunitetit LGBT.

 


Të fundit

Hungaria ndalon librat, reklamat, filmat dhe serialet me përmbajtje homoseksuale

Ligjvënësit hungarezë kanë miratuar këtë të martë një ligj për të ndaluar tekstet me përmbajtje që promovojnë homoseksualitetin dhe...

Ura Vajgurore ‘pagëzohet’ me emrin historik Dimal/ Klosi: Qytet që do të transformohet

Në ditën e pagëzimit të bashkisë nga Ura Vajgurore në Bashkia Dimal, shpaloset programi i turizmit në këtë Bashki dhe investimet që do të...

Zbardhet protokolli i masave anti-Covid për sezonin turistik

Zbardhet protokolli i masave për sezonin turistik, duke nisur nga rregullat e shërbimit nëpër plazhe e deri te sipërmarrjet e aktiviteteve turistike. Protokolli i plotë: “Protokolli...

Piu hashash dhe ngacmoi seksualisht vajzën, gjykata dënon me 3.4 vite babanë

Gjykata e Korçës ka dënuar me 3.4 vite burg Rudolf Merollin, i cili një vit më parë u denoncua nga vajza e tij për...

I dënuar në Itali për trafik droge, ja sa pasuri i sekuestrohen një personi në Vlorë

I dënuar në Itali për trafik drogë, Prokuroria i sekuestron një personi në Vlorë pasurinë, truall dhe 8 apartamente. "Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së...

Lajme të tjera

Web TV