Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është instaluar një teknologji e re me sistem ultramodern të laboratorëve të analizave. Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama, i cili i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar QSUT-në sot.
Sipas Ramës, tashmë është hapur një kapitull i ri i modernizimit të shërbimit shëndetësor.
Me teknologjinë e re të aplikuar në QSUT, tashmë shërbimi shëndetësor do të përfshijë edhe sistemin e ri ultramodern të laboratorëve të analizave, i cili do të shtrihet në territor me të njëjtën cilësi, si rrjet kombëtar i laboratorëve publikë shëndetësore në vend.
“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – Hapet një tjetër kapitull i modernizimit të shërbimit shëndetësor, me sistemin e ri ultramodern të laboratorëve të analizave, i cili do të shtrihet në territor me të njëjtën cilësi, si rrjet kombëtar i laboratorëve publikë shëndetësore në vend ” shkruan Rama, teksa poston videon.