Transportonte ilegalisht emigrantë, në pranga 53-vjeçari turk në Qafë-Thanë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një shtetas turk ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri” u arrestua në Qafë-Thanë shtetasi me inicialet R. O., 53 vjeç, banues në Turqi.

Shtetasi i mësipërm, është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip kamion “Renault”, gjatë procesit të skanimit së të cilit, në brendësi të karrocerisë, u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve 53-vjeçari, kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.


Të fundit

Transportonte ilegalisht emigrantë, në pranga 53-vjeçari turk në Qafë-Thanë

Një shtetas turk ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë të...

Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të parë , ja gjinia e bebit

Modelja e njohur, Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të parë. Modelja ka sjellë në jetë muajin e kaluar vogëlushin e saj. Gjatë gjithë...

Prenë pemët në zonën e mbrojtur, arrestohen 2 persona në Pogradec

2 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë preje...

Efektivi i “Shqiponjave” shpërndante drogë/ Gjykata e Sarandës vendos arrest me burg për Lavdosh Metaj

Gjykata e Sarandës ka lënë në masën arrest me burg efektivin e ‘’Shqiponjave’’ Lavdosh Metaj të cilit iu kap kokainë në banesë. 38-vjeçari u arrestua...

Akuzohen për vrasjen e babait dhe të birit, SPAK komunikon zyrtarisht akuzat për Ardian dhe 5 të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka komunikuar së fundmi zyrtarisht akuzën Ardian Çapjas dhe 5 personave të tjerë, të akuzuar për...

Lajme të tjera

Web TV