Ura Vajgurore ‘pagëzohet’ me emrin historik Dimal/ Klosi: Qytet që do të transformohet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në ditën e pagëzimit të bashkisë nga Ura Vajgurore në Bashkia Dimal, shpaloset programi i turizmit në këtë Bashki dhe investimet që do të bëhen.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kryebashkiakja, Juliana Memaj si dhe deputetë të zonës.

Klosi u shpreh se ky qytet do të transformohet, për të ofruar më shumë vende pune dhe mirëqenie.

“Është një festë shumë e bukur e organizuar sot. Edhe me daljen nga pandemia edhe me shtimin e imazhit të Dimalit. Shumë mirë që jeni kaq shumë. Do vazhdojmë festat, do bëjmë aktivitete. Do na duhet shumë që ta transformojmë këtë qytet që ka kaq shumë djem dhe vajza, të cilët duhet të kuptojnë që këtu e kanë jetën këtu do e ndërtojnë jetën e tyre.

Shumë faleminderit Juli për këtë që ke bërë për këtë qytet, një qytet që është transformuar krejt por që ka shumë nevojë të hapen me shume vende pune të sigurojë më shumë mirëqenie. Natyrisht të jetë një qytet më i fortë. Prandaj ju premtojmë që Dimalin do të duhet që të gjithë së bashku ta promovojmë ta forcojmë dhe ta çojmë aty ku e ka vendin”, deklaroi Klosi.

 

 


Të fundit

Ura Vajgurore ‘pagëzohet’ me emrin historik Dimal/ Klosi: Qytet që do të transformohet

Në ditën e pagëzimit të bashkisë nga Ura Vajgurore në Bashkia Dimal, shpaloset programi i turizmit në këtë Bashki...

Zbardhet protokolli i masave anti-Covid për sezonin turistik

Zbardhet protokolli i masave për sezonin turistik, duke nisur nga rregullat e shërbimit nëpër plazhe e deri te sipërmarrjet e aktiviteteve turistike. Protokolli i plotë: “Protokolli...

Piu hashash dhe ngacmoi seksualisht vajzën, gjykata dënon me 3.4 vite babanë

Gjykata e Korçës ka dënuar me 3.4 vite burg Rudolf Merollin, i cili një vit më parë u denoncua nga vajza e tij për...

I dënuar në Itali për trafik droge, ja sa pasuri i sekuestrohen një personi në Vlorë

I dënuar në Itali për trafik drogë, Prokuroria i sekuestron një personi në Vlorë pasurinë, truall dhe 8 apartamente. "Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së...

“Urrejtje ndaj LGBT”/ Biznesmeni gay betejë ligjore me VIP-at: S’do e ushtrojnë më profesionin

Kërkesat e komunitetit LGBT për të krijuar ligje për familjet me prindër të së njëjtit seks dhe të dy të njihen në certifkatë është...

Lajme të tjera

Web TV