Yuri Kim shpërndan foto të Piramidës së Tiranës: Dikur simbol i së kaluarës së errët, sot inkubator për inovatorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka ndarë një foto nga piramida e Tiranës, krahas të cilës shkruan se ajo u ndërtua nga diktatura dhe shfaqej si simbol i të kaluarës të errët ndërsa sot sipas saj po kthehet në inkubator për inovatorët.

“Piramida u ndërtua si një festë cinike e diktaturës, që shfaqej për një kohë të gjatë si një simbol i së kaluarës së errët. Tani, ajo po kthehet – në partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë, në një inkubator për inovatorët, në mënyrë që Shqipëria më e mirë dhe e ndritur të formojë një të ardhme të re”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Ndërtimi i Piramidës filloi në vitin 1986 dhe përfundoi në vitin 1988 duke shërbyer si një muze në trashëgiminë e Hoxhës deri në vitin 1991. U përurua në 14 tetor 1988 si muzeu i diktatorit Enver Hoxha. Kjo strukturë u projektua si krahë shqiponje, simbol i vetë kombit, por i dukshëm si i tillë vetëm nga lart. Ajo zuri vend në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, në një nga pikat më nevralgjike të qytetit.

Pas vitit 1991 ajo u kthye në qendër konferencash e panairesh. Piramida e Tiranës, tashmë kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimimin digjital, në kulturën e teknologjisë së informacionit dhe në funksion të artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo hapësirave të tjera rinore.

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV