OSBE i dhuron pajisje teknologjike Policisë Kufitare

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhuroi sot Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit të Policisë së Shtetit pajisje të teknologjisë së informacionit me vlerë 22 000 euro.

Pajisjet e dhuruara përfshijnë 12 laptopë, 11 projektorë multimedialë, tetë printer shumëpërdorimshë dhe 11 ekrane projektorësh.

Pajisjet do të shpërndahen në shtatë drejtori rajonale të Kufirit dhe Emigracionit dhe në tri komisariate të Kufirit dhe të Emigracionit, me synim fuqizimin e aftësive trajnuese të kësaj trupe policore.

Pajisjet u dhuruan si pjesë e një projekti që Prezenca e OSBE-së nisi, vitin e kaluar, në mbështetje të Policisë së Shtetit, pjesë e së cilës është edhe Departamenti i Kufirit dhe i Emigracionit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka falënderuar ambasadorin Vincenzo Del Monaco, për mbështetjen e vazhdueshme për strukturat e Policisë së Shtetit, veçanërisht për ato të kufirit dhe migracionit.

Vincenzo Del Monaco vlerësoi marrëdhënien mjaft të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Prezencës së OSE-së në Shqipëri. Ai u shpreh se së fundmi kishte vizituar disa prej pikave të kalimit kufitar në vend dhe ishte impresionuar nga profesionalizmi i drejtuesve dhe punonjësve të Policisë Kufitare. Gjithashtu, ambasadori ka vlerësuar rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit, në drejtim të goditjes së veprimtarisë kriminale në të gjitha fushat që ajo shfaqet.

Projekti ka për qëllim përdorimin e metodave të përparuara mësimore nga ana e Departamentit me anë të infrastrukturës moderne të teknologjisë së informacionit dhe të instrumenteve online të ofruara prej saj. Objektivi kryesor i projektit është plotësimi i nevojave në rritje të Policisë së Shtetit për realizimin e të nxënit të vijueshëm dhe rritjen e aftësive të personelit të saj, pavarësisht nga situata e jashtëzakonshme e krijuar nga pandemia COVID-19.

Lexo edhe :  Një vit pa Moikom Zeqon

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka një bashkëpunim të gjatë me Policinë Kufitare dhe të Migracionit dhe punon me të për të zhvilluar protokolle të përbashkëta dhe qendra të bashkëpunimit policor. Ajo ofron edhe rritje të kapaciteteve për një kontroll më të mirë të kufijve të Shqipërisë ndaj veprimtarive kriminale si trafikimi i drogës, trafikimi i personave, migrimi i parregullt dhe luftëtarët e huaj terroristë. ​

 


Të fundit

OSBE i dhuron pajisje teknologjike Policisë Kufitare

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhuroi sot Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit të Policisë së Shtetit pajisje të...

Franca heq përdorimin e maskës në ambjente të hapura, merr fund shterrethimi gjatë natës

Pas përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend dhe rritjes së numrit të të vaksinuarve Franca heq kërkesën për të mbajtur maskë në ambiente të...

Pamja e Shkodrës është horror, po fajin e ka elita!

Nga gazetari Skerdjan Dhuli Nuk e ka fajin rinia e Shkodrës që u lëshuan si turmë e dalë nga kontrolli për të takuar yjet e...

Ruçi video-konferencë me homologun portugez/ Rodrigues: “BE s’do jetë kurrë e plotë pa Shqipërinë”

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, zhvilloi sot një video-konference me Kryetarin e Asamblesë së Republikës të Portugalisë, Eduardo Ferro Rodrigues, në përfundim të Presidencës...

Platforma Airbnb dëmshpërblen me 7 milionë dollarë turisten  

Platforma online për të gjetur shtëpi me qira në mbarë botën, e ashtuquajtura Airbnb,  ka dëmshpërblyer një turiste me 7 milionë dollarë, pasi gruaja...

Lajme të tjera

Web TV