Një gjykatë spanjolle ka dënuar me 15 vite burg një 28-vjeçar “kanibal” i cili vrau dhe më pas hëngri nënën e tij. Alberto Gomez Sanchez u arrestua në vitin 2019, pasi policia gjeti pjesë të trupit të nënës së të riut në shtëpinë e të ndjerës, disa prej të cilave ishin nëpër tase plastike.
Gjykata hodhi poshtë pretendimet e Sanchez se ai kishte pësuar një “episod psikotik” në momentin e vrasjes dhe për këtë arsye e dënuan me 15 vite burg dhe pesë muaj shtesë për “përdhosje të një personi të vdekur”.
Ndër të tjera, atij i kërkohet të paguajë vëllanë e tij 60,000 euro për “ankthin mendor” që i shkaktoi. Policia arriti në shtëpinë e Maria Soledad Gomez në lindje të Madridit në shkurt të vitit 2019, kur një mik shprehu shqetësimin për fatin e saj.
Sipas mediave të huaja Sanchez, atëherë 26 vjeç mbyti nënën e tij pas një debati dhe më pas e copëtoi dhe hëngri pjesë të trupit të saj për dy javët e ardhshme, ndërsa ushqeu edhe qenin e tij me pjesët e trupit të së ndjerës.