“1 kg banane kushton 45 dollarë”/ Kim Yong Un pranon se vendi përballet me krizë të ushqimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të parën herë, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un, e ka pranuar zyrtarisht se shteti i tij është duke u përballur me mungesa të ushqimit.

Duke iu drejtuar zyrtarë të lartë shtetërorë, Kim ka thënë se “situata me ushqim është duke u tensionuar”, duke fajësuar kushtet e vështira të motit dhe tajfunet të cilat sipas tij kanë ndikuar në mos përmbushjen e objektivave.

Ekzistojnë raportime se çmimet e ushqimeve janë rritur, pasi NK News ka thënë se një kilogram banane kushton 45 dollarë.

Rritja e çmimeve ka ardhur edhe pasi vendi ka mbyllur kufijtë me Kinën , me qëllim mbajtjen nën kontroll të pandemisë. Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë dhe Korea e Veriut është e varur nga Kina për ushqim dhe karburante.

Në anën tjetër vendi vuan edhe sanksionet e vendosura për shkak të programit bërthamor. Gjatë prillit, Kim pati bërë një deklaratë të rrallë, duke iu bërë thirrje zyrtarëve që të përgatiten për një tjetër “Mars të rëndë”.

Kjo shprehje përdoret nga zyrtarë koreanoverior për t’iu referuar vështirësive me të cilat është përballur ky shtet gjatë krizës së urisë në vitet 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik la Korenë Veriore pa ndihmë elementare. Në atë periudhë rreth tre milionë koreano-verior humbën jetën për shkak të urisë.

Të fundit

Deputetët të deklarojnë kush përdor Sky ECC

Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar një nismë që kërkon vetëdeklarimin e deputetëve dhe ministrave për përdorimin e platformës...

Rama: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për median ku ju ka kërkuar emigrantëve që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e...

Mundësi të shkëlqyera për sukses…Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën dita premton të jetë pozitive, me Marsin që ju jep energji dhe vendosmëri. Në dashuri...

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin veriun me pjesën tjetër të...

Lajme të tjera

Web TV