Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës/ Në pranga dy të tjerë! Ranë dakord të kryenin vrasjen, por njëri prej tyre…

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Dy persona të tjerë janë arrestuar teksa vijojnë hetimet për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës në prill 2020, teksa vendi ndodhej në karantinë nga COVID-19.

Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, bëjnë me dije se të arrestuarit janë Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët rezultojnë se janë pajtuar fillimisht nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen e dy vëllezërve.

Xhixha dhe Diva janë personat që pasi kanë studiuar vendin ku do kryhej vrasja dhe dy vëllezërit që ishin objektivi kanë rënë dakord për të marrë pagesën për të kryer vrasjen. Por Enver Divën e ka zënë COVID dhe kështu është shkatërruar plani i bërë për vrasjen e organizuar.

Arrestimi i dy bashkëpunëtorëve nga Fushë Kruja, u bë me kërkesë të SPAK. Burime nga policia e Durrësit sqaruan se ata janë arrestuar me vendim gjykate dhe janë kryer mbi 10 kontrolle. Hetime për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia vijojnë.


Të fundit

Kur dhe pse lindi NATO?

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut: NATO, lindi më 4 prill 1949: kjo është dita në të cilën...

Negociatat për presidentin, Alibeaj: Transparenca ilaçi kundër pazareve

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se për çështjen e presidentit, transparenca është ilaçi kundër pazareve. Ai gjatë fjalës së tij...

Negociatat për presidentin e ri/ Balla: PS seriozitet dhe gatishmëri për konsensus

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla në një komunikim për media, tha se është vendosur që ditën e nesërme do të jetë prezente...

SHBA zbulon tunelin gjigant të trafikimit të drog*ve në kufi me Meksikën

Autoritetet në SHBA kanë njoftuar sot zbulimin e një tuneli të sofistikuar të trafikimit të drogave, i pajisur me sistem hekurudhor dhe rrymë elektrike...

Kërkohej në të gjithë Shqipërinë/ Arrestohet 22-vjeçari i dënuar me burg, ja akuzat

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se Erdis Hysko, i dënuar me 5 vite e...

Lajme të tjera

Web TV