Kapet ish-polici shqiptar i infiltruar, shiste kokainë në Londër (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-punonjës i policisë shqiptare azil kërkues në Angli, ishte përfshirë në shitjen e kokainës në kryeqytetin britanik.

Maurisio Malaj, 30 vjeç pas arrestimit doli përpara gjykatës duke dhënë detaje se përse u përfshi në shitjen e kokainës për llogari të grupeve shqiptare kriminale shqiptare.

Duke iu referuar portalit Court News, i specializuar për lajme nga kronika e zezë, raportohet se Malaj përpara policëve që e arrestuan u ka treguar një episod të cilin ata e kanë marrë shumë seriozisht.

Maurisio Malaj ka deklaruar se ai kishte punuar në Shqipëri si efektiv i infiltruar policie në mafian shqiptare.

Por ai do të transferohej në njësi tjetër policore.

Ai në deklarimin e tij ka pohuar se shkoi në Angli pasi bosët shqiptarë të trafikut të drogës kishin mundur të zbulonin se ai ishte agjent i infiltruar i policisë.

Malaj ka treguar se grupet kriminale i kishin torturuar brenda në një makinë babain për faktin se e kishin zbuluar se çfarë punë dhe roli kishte në policinë e shtetit.

Ish polici shqiptar shpjegoi se nisi të shiste kokainën pasi nuk kishte leje për të punuar teksa aplikimi për azil nuk i ishte shqyrtuar ende.

Paçka se u kap me një sasi të vogël kokaine Malaj nuk u dënua me burg.

Të fundit

Fifi dhe Sara zbulojnë kodet për lojën që familjarët u dërgonin në “BB” përmes rrobave

Të pyetura nga moderatorja Bora Zemani nëse kishin vendosur me familjarët kode apo sinjale që do t’u tregonin sesi...

Një javë pa adresë, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në Durrës

Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre këtë të shtunë në Policinë...

Një 40-vjeçar bie nga kati i katërt i pallatit në Shkodër, zbardhen informacionet e para

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i...

“Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze”/ Plas keq në familjen Meta-Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar edhe sulmet ndaj Monika Kryemadhit në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe...

Shembet çatia e ndërtesës në Maltë, vdes punëtori shqiptar, plagoset tjetri

Një punëtor i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur. Një çati u shemb në Sliema të Maltës më herët gjatë...

Lajme të tjera

Web TV