Maksim Gorki, kritikuesi ndaj terrorit sovjetik, por dhe inicuesi i metodës së Realizmit Socialist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maksim Gorki i pagëzuar si Aleksej Maksimoviç Peshkov, lindi më 28 mars të vitit 1868 në Nizhni Novgorod, Rusi, ishte shkrimtari rus, i njohur në botë me veprat: “Zgalemi”, “Makar Çudra”, “Jeta e Klim Samginit”, “Nëna”, “Vepra e Artamonovëve”, “Malva”, “Lindja e një njeriu”, etj.

I biri i një zdrukthëtari, Gorki që në femëri mbeti jetim dhe kreu vetëm një shkallë të ultë të shkollës. Ekzistencën e jetës së tij e fitonte si çun korrier, larës i enëve, shegert tekë ngjyrosësit e ikonave, bukëpjekës, punëtorë krahu në limane, rojtarë dhe kopshtarë.

Si i ri kishte lidhje me Narodnikët, një shoqëri revolucionare para marksiste dhe u burgosë më 1888 për të parën herë. Nga kjo kohë gjithnjë ishte nën përkujdesen policore. Më 1892 në një gazetë nën pseudonimin M. Gorki që d.m.th “I Ithti” doli vepra debutonte letrare e tij, tregimin Maka Çudra. Që nga 1895-ta, Gorki fillon të punojë si zhurnalist, shkroi numër të mirë copash, kritikash shoqërisë dhe botoi tregime tjera. Po përsëri u burgosë më 1898 dhe më 1901, mirëpo protestat publike, ndër të tjera të Tolstoit shkaktuan lirimin e tij.

Më 1905, Gorki kaloi në Partin Socialdemokrate të Punëtorëve të Rusisë dhe pas Së dielës së përgjakshme në Petërburgut (9 janar 1905) u detyrua të largohet nga Rusia. Nga 1906-ta deri më 1913-të, jetoi në ujdhesën Kapri. Gorki e ndihmonte Leninin përgjatë kohës së Revolucionit të tetorit më 1917-të, mirëpo kritikonte rreptë terrorin e sistemit sovjet.

Më 1921 e la prapë Unionin Sovjetik dhe nga 1924-ta deri më 1932 jetoi në Sorrent Më 1934 për herë të parë Gorki zgjidhet kryetar i Shoqatës Sovjetike të Shkrimtarëve; Ishte ndër iniciatorët e metodës së Realizmit Socialist.

Lexo edhe :  Zgjoheni në mëngjes dhe ndizni direkt një cigare? Ja nga çfarë sëmundje po vuani

Gorki ka shkruar më shumë se njëzet drama, ndër to shumë një aktëshe. Krahas veprave me nam botërorë Nahtasyl vlen të përmenden edhe Mysafirët e Verës (1904): konflikte të qytetarëve intelektualë, luftërat e dashurisë dhe bashkëshorteve në verë mbi Daça; Armiq (1906) kundërthëniet e klasave, mes të punë dhënësve dhe punë marrësve, grevat dhe ramjet vdekjeprurëse; Mjeshtri i Policisë (1908) skena familjare në shtëpinë e një tirani mjeshtër i policisë; Vasa Sheleznova (1910) praktika të paskrupulla të një sipërmarrësi në Volga.

Gorki pjesët e shkruara të tij i quan skena. Përmbajtja e jashtme është e rëndësisë periferike, ai interesohet për analizën ekzakte të situatave dhe psikologjinë e shoqërisë si dhe karakterin e individëve. Kur ai propozon zgjidhje të problemeve, shpesh ato janë të menduara në frymën e Socializmit njerëzorë.

U nda nga jeta më 18 qershor 1936 në Moskë.

Të fundit

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre...

Sterilizimi/ Ilir Beqaj zbulon detaje nga dosja hetimore: Kemi bërë kërkesë për…

Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha...

Ekspertët thonë jo! Nga tani mos qëndroni më zbathur në shtëpi, ja arsyeja e fortë

Pas një dite të gjatë me këpucët veshur me siguri gjithçka që doni të bëni është t’i largoni ato nga këmbët tuaja. Kjo për shkak...

Nesër mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë

Ditën e nesërme do të mblidhet në orën 11.30 Sekretariati i Etikës në Kuvend, për kërkesën e grupit parlamentar të PD për të shpallur...

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament në "Zog të Zi" në Tiranë është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Zjarri është izoluar ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Nuk dihet ende...

Lajme të tjera

Web TV