Manastirliu: Presim 100 mijë doza “Coronavac”, do të fillojmë vaksinimin e grupmoshës mbi 50-vjeç

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në vend vijojnë të vijnë të tjera doza vaksinash kundër koronavriusit, ku brenda dy ditëve të ardhshme priten 100 mijë doza Coronavac, ndërkohë 11,700 vaksina të Pfizer pritet të mbërrijnë ditën e hënë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore verore Mali i Robit, në Golem.

Duke folur për procesin e vaksinimit, Manastirliu tha se me ardhjen e dozave të tjera, do të ulet fashat e vaksinimit masiv në 50 vjeç.

Ne jemi duke punuar që përgjatë sezonit veror të kemi një vëmendje të posaçme te vaksinimi. Presim që brenda 2 ditëve të ardhshme të kemi një lëvrim të kontratave të lidhura, do të jenë 100 mijë vaksina të Coronavac që pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme dhe 11700 Pfizer do të mbërrijnë ditë e hënë. Do zgjerojmë fashën e vaksinimit duke ulu grupmoshën në 50-vjeç duke filluar me ata me sëmundje kronike”, tha Ministrja.

Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore Mali i Robit në Golem, një prej zonave me fluksin më të madh të pushuesve gjatë sezonit veror, Ministrja e Shëndetësisë tha se 29 qendrat shëndetësore verore kanë nisur të ofrojnë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.

“Prej datës 15 qershor kemi hapur 29 qendra shëndetësore verore, nga Thethi në Ksamil, ku ndër të gjitha shërbimet që ofrojnë këto qendra, kemi shtuar edhe shërbimin e testit të shpejtë, një shërbim i cili do të garantojë kapjen në kohë të rasteve me Covid19 dhe menjëherë do të informohet Instituti i Shëndetit Publik dhe Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për ndjekjen e rasteve, izolimin e tyre”, tha Manastirliu.


Të fundit

Manastirliu: Presim 100 mijë doza “Coronavac”, do të fillojmë vaksinimin e grupmoshës mbi 50-vjeç

Në vend vijojnë të vijnë të tjera doza vaksinash kundër koronavriusit, ku brenda dy ditëve të ardhshme priten 100...

Vrasja në ish-Bllok/ Merviol Bilo fiton lirinë, argumenti i avokati që e shpëtoi nga burgu: Përdori armën se…

Ish-komandoja Meviol Bilo u cilësua fajtor nga gjykata e Tiranës për plagosjen e rëndë të Elio alias Esmerald Hatos, në ngjarjen e 4 tetorit...

Aksident i rëndë panë stadiumit “Air Albania”, makina përplas motoristin e picave

Një aksident i rëndë është regjistrua pak më parë pranë Stadiumit Kombëtar. Burime për mediat bëjnë me dije se një motorist është përplasur me...

Vrau pa iu “dridhur dora” të shoqen 20-vjeçare, flet avokati i pilotit grek: Është penduar

Avokati i 32-vjeçarit Babis Anagnostopulos tha se klienti i tij është penduar për krimin e rëndë që kreu, duke mbytur të shoqen Caroline një...

Veliaj publikon pamje nga Parku Helen: Të dielën organizojmë TiranaThlon-supergarën më emocionuese

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka publikuar në rrjetin social Instagram pamje nga Parku Helen në liqenin e Farkës, ku të dielën më 20 qershor 2021,...

Lajme të tjera

Web TV