Negociatat, me sytë nga 22 qershori

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Ndërsa më 22 qershor pritet mbledhja e Këshillit Evropian, ku unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nga Holanda vjen sinjali se shanset janë të mëdha për një vendim pozitiv. Një nga vendet më skeptike për hapjen e negociatave më Shqipërinë ka ndezur dritën jeshile. Pas qëndrimit pro të shprehur nga Ministrja e jashtme, edhe parlamenti holandez ka votuar duke përcaktuar se Shqipëria ka bërë përparime të mjaftueshme për të filluar bisedimet. Si partitë e maxhorancës dhe të opozitës kanë mbajtur të njëjtin pozicionim duke vlerësuar se Shqipëria ka bërë përparim në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Në këtë kuadër, parlamenti ka kërkuar mbajtjen sa më shpejtë të Konferencës së parë Ndërqeveritare për të arritur marrëveshjen mbi kornizën negociuese me Shqipërinë. Ndër rekomandivet që vendos parlamenti, që gjithsesi mbeten rekomandime dhe jo më kushte, kërkohet më shumë punë në drejtim të forcimit të institucioneve dhe se politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit, të përfundojë vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të plotësohen të gjitha vendet e lira në fushën e drejtësisë. Në këto kushte të reja, kur vetë shtetet evropiane nuk kanë në horizont zgjedhje elektorale dhe pa trysninë që vjen euroskeptikët, duket se ka një frymëmarrje më gjithëpranuese dhe gjithëpërfshirëse për vendet që presin ende në rradhë për çeljen e negociatave. Në 22 qershor kur do të mblidhet Këshilli Evropian, shanset janë shumë të mira pra për një vendim pozitiv për Shqipërinë. Mbeten ende të ethshme bisedimet me Bullgarinë për çështjen e vetos së saj nga Maqedonisë së Veriut dhe duket se kjo çështje do të mbetet në diskutim deri në minutat e fundit. Gjithsesi, vëmendja e shtuar që ka këto muaj çështja e Ballkanit Perëndimor si nga BE dhe nga SHBA, dëshmon se ka një vullnet që do të shtyjë përpara procesin dhe një kontribut direkt në çështjen e forcimit ekonomik dhe të demokracisë në këto vende. Vetëm pak ditë më vonë nga vendimi i Këshillit të Evropës, do të ketë një tjetër samit me vendet e Ballkanit Perëndimor nën kryesimin e kancelares Merkel.

Lexo edhe :  “Berisha ka shkuar “bedel” në vend të ushtarit të mirë Lul”

 

 


Të fundit


Horoskopi ditor, 17 qershor 2021

Dashi Gjatë kësaj dite mund t’ju vijnë surpriza mjaft të këndshme. Madje, ato mund t’ju ndryshojnë edhe kursin e jetë. Ata që kanë ndërmend të...

Luana Vjollca bëhet pjesë e industrisë muzikore

Pas brendeve të njohura, Luana Vjollca ka arritur të shënojë një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo së fundmi është bërë pjese e...

Persona të panjohur hapin zjarr, vritet gazetari

Një gazetar është vrarë këtë të enjte në shtetin jugor meksikan të Oaxaca. Lajmi është bërë i ditur nga Reporterët pa Kufij dhe disa...

Lajme të tjera

Web TV