Urdhri i Biden/ Kim shpjegon planin amerikan kundër korrupsionit dhe trafiqeve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA-së Yuri      Kim ka komentuar urdhrin e Biden se kush cënon stabilitetin do i sekuestrohet pasuria dhe do shpallen “non grata”. Kush është targeti i “lupës” amerikane dhe përqëndrimi në ndëshkimin e personave të akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar.

Nga Fernada Cenko

Presidenti i Amerikës Joe Biden bëri të qartë urdhrin e tij ekzekutiv ku kërkohej bllokim prone dhe ndalim hyrje në SHBA për personat që kërcënojnë stabilitetin në Ballkan. Për këtë vendim të Presidentit të ri amerikan ka reaguar edhe ambasdorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim. Ajo ka komentuar në një konferencë të OSBE, urdhrin e ri të Joe Biden ku përfshihet Shqipëria dhe ish-Jugosllavia për ndalimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të këtyre vendeve që janë përfshirë në korrupsion qeveritar apo ndikojnë në destabilizimin e e rajonit. Kim thotë se urdhri i Biden synon të kërkojë llogari ndaj atyre që shkelin të drejtat e njeriut. Po ashtu ajo ka theksuar se ata persona që kryejnë trafik qeniesh njerëzore do u ndalohet hyrja në SHBA dhe ka kërkuar që trafikantët të çohen në burg pasi ky është synimi i Amerikës. “Biden e ka bërë të qartë që korrupsioni dhe krime destabilizuese përbëjnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre në përparësi, synojmë përgjegjësit ose bashkëpunëtorët për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave, dërgojini në burg trafikantët. Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë ajo nuk do iu hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore do të marrë veprime për pronën tua nëse ka lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv”, tha amabsadorja Kim. Sipas Kim, Shqipëria është një një pikë kthese, ndaj duhet të jetë vigjilente pasi është drejt hapjes së negociatave për në BE. “Presim bashkëpunimin me OSBE për të zbatuar përgjegjësitë tona së brendshmi dhe së jashtmi për qëllimin e përbashkët, Shqipëria është në një pikë kthese, është anëtare e NATO-së, sapo fituar një vend në OKB dhe Shqipëria është në prag të hapjes formale të negociatave me BE, ky është momenti për Shqipërinë që të tregojnë udhëheqjeje për problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore. Falë reformës në Drejtësi, ju e dini që keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurat dhe për të ndihmuar viktimat, le të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”, tha Kim.

Lexo edhe :  Greqia i dhuron Shqipërisë vaksinat/ Manastirliu shpreh mirënjohjen: Mbërrijnë 20 mijë doza

Urdhëri i Biden

Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikoi Urdhrin e plotë Ekzekutiv, ku ndër të tjera ka një referencë të qartë për Shqipërinë. “Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euroatlantike. Urdhi Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Në letrën e drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe presidentit të Senatit mbi bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në SHBA të personave të caktuar që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor, Biden thekson se “urdhri zgjeron hapësirën gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve duke përfshirë Shqipërinë dhe rrit kriteret e përcaktimit për kërcënimet aktuale ndaj sigurisë kombëtare të SHBA dhe interesave të politikës së jashtme në rajon, përfshirë pengimin e gjykimeve demokratike dhe juridike, korrupsionin dhe krimin e organizuar”.


Të fundit

Urdhri i Biden/ Kim shpjegon planin amerikan kundër korrupsionit dhe trafiqeve

Ambasadorja e SHBA-së Yuri      Kim ka komentuar urdhrin e Biden se kush cënon stabilitetin do i sekuestrohet pasuria...

Horoskopi ditor, 17 qershor 2021

Dashi Gjatë kësaj dite mund t’ju vijnë surpriza mjaft të këndshme. Madje, ato mund t’ju ndryshojnë edhe kursin e jetë. Ata që kanë ndërmend të...

Luana Vjollca bëhet pjesë e industrisë muzikore

Pas brendeve të njohura, Luana Vjollca ka arritur të shënojë një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo së fundmi është bërë pjese e...

Lajme të tjera

Web TV