Veliaj publikon pamje nga Parku Helen: Të dielën organizojmë TiranaThlon-supergarën më emocionuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka publikuar në rrjetin social Instagram pamje nga Parku Helen në liqenin e Farkës, ku të dielën më 20 qershor 2021, në orën 10.00, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për herë të parë në Tiranë “TIRANATHLON”, një aktivitet të rëndësishëm të tregarëshit, i cili do të respektojë të gjitha standartet ndërkombëtare.

“Mirëmëngjes nga ?Parku Helen në liqenin e mrekullueshëm të Farkës, ku të dielën, së bashku me Ambasadën e Greqisë ??, organizojmë TiranaThlon – supergarën më emocionuese në qytet.”, shkruan Veliaj në Instagram.

Tregarëshi do të zhvillohet në ambientet krejtësisht të reja të “Parkut Helen”, në Liqenin e Farkës në periferi të Tiranës.

“Parku Helen” është një variant i ri zgjedhjeje që do t’u ofrojë shlodhje, argëtim, kulturë dhe aktivitete sportive banorëve të Tiranës.

Është një Park tematik që dallohet për anën estetike, i cili përmban dy pole kryesore: atë kulturor dhe atë sportiv.

“TIRANATHLON” përmban gara noti 750 metra, garë çiklistike 20 klm dhe ecje sportive 5 klm për burra dhe gra. Qëllimi është që të sanksionohet si një trigarësh i rëndësishëm ndërkombëtar, tei i cili do të fokusohet për vit interesimi botëror i botës sportive në kryeqytetin shqiptar.

Shumë atletë të rëndësishëm nga vende të ndryshme kanë deklaruar tashmë pjesëmarrjen e tyre në “TIRANATHLON”.

Do të ketë pjesëmarrje nga Gjermania, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Austria dhe natyrisht nga Shqipëria dhe Greqia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Të fundit

Shkurt dhe qartë, këngëtari i njohur konfirmon pjesëmarrjen te “Ferma Vip”

Moderatori Robert Berisha ka zbuluar ekskluzivisht për një emision televiziv se do të jetë pjesë e reality show-t më...

Ktheu në Apel çështjen e vulës së PD-së, Gjykata e Lartë zbardh vendimin e plotë

Gjykata e Lartë ka zbardhur të plotë vendimin për të rikthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit çështjen për vulën dhe logon e PD. VENDIMI I PLOTË Pasi...

“A jam hot Heidi?”, Egla lëvizje sensuale nën ritmet e muzikës ndërsa lahet në vaskë

Egla ka shijuar disa momente vetëm në shtëpinë e Big Brother VIP, duke u larë në vaskë. Nën ritmet e muzikës, ajo ka nisur të...

E frikshme/ Shpërthen vullkani në këtë vend, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Një tjetër shpërthim i fuqishëm vullkanik në gadishullin Reykjavik ka bërë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Islandën Jugore. Shpërthimi sipas autoriteteve lokale është...

A e dini se iPhone ka një “buton sekret”?

Ka një sërë veçorish inteligjente të integruara në softuerin iOS të Apple, por shumë njerëz nuk e dinë se ka një tjetër “buton sekret”...

Lajme të tjera

Web TV